Është e bërë apo jo Marina Vjollca?! Këto kanë qenë dyshimet që jo pak herë janë përfolur në media po edhe në komente të ndryshme në rrjetet sociale.
Ndërsa vetë ajo ka thënë se është e gjitha natyrale. Por ka akoma skeptikë që mendojnë se edhe Marina ka bërë disa ndërhyrje të vogla për të përmirësuar pamjen e saj.
Ndërsa Skerdi Faria, ai që të gjithë e njohin si doktori i VIP-ave, e di shumë mirë që Marina është e gjitha natyrale.
Skerdi ka postuar një foto me Marinën në Instagramin e tij dhe shkruan se është gati të përballet ashpër me këdo që e akuzon Marinën për ndërhyrje estetike.
“Kush thotë që Marina ka bërë operacione estetike, ia thyej brinjët me këmbët e karriges… Smirushat, shhhhtttt! Vë putrën në zjarr që është TOTALISHT BIO”,- shkruan Skerdi.
(E.K/Faxweb)
Discussion about this post