04:19 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”A është e kapur opozita”, Basha përplaset me Pekën: Mos më bëj zhurmuesin (VIDEO)

10:44 | 22/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çim Peka sfidon Lulzim Bashën: Më thuaj kush e votoi Gramozin, të them kush e regjistroi Jeminin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për rolin e opozitës pas zgjedhjes së kryeprokurores së përkohshme me votat e mazhorancës. I ftuar në emisionin “Opinion”, Basha ka replikuar me gazetarin Çim Peka.

Ky i fundit ka kritikuar kryedemokratin përse nuk u përgjigjet ambasadorëve Lu-Vlahutin, si dhe ka hedhur dyshime se opozita është “e kapur” dhe po bashkëqeveris me Kryeministrin Edi Rama.

Në këtë aspekt, Lulzim Basha është përgjigjur duke thënë se ka kontakte të drejtpërdrejta me ambasadorët dhe atyre u parashtron të gjitha problematikat, por këtë gjë nuk e bën publikisht. 

Mes të tjerash Basha i është drejtuar Pekës me fjalët ‘’mos më bëj zhurmuesin”, ndërsa gazetari ia kthyeu duke i thënë se nuk kishte ardhur aty për të fyer njeri.Po ashtu Basha në një moment i drejtohet gazetarit me shprehjen ”mos mu hidh hu më hu”. 

Lulzim Basha: Komunikimi im me ambasadorët është direkt me ambasadorët, direkt i drejtpërdrejt.

Çim Peka: Po ambasadorët me ju?

Lulzim Basha: Po.

Çim Peka: Po nuk është e vërtetë mo zotëri se ambasadorët kanë dy vjet rresht…

Lulzim Basha: Nuk vijnë ambasadorët, por kur vijnë, kur i thërras qëndrimet i kam të qarta.

Çim Peka: Po ambasadorët pse nuk i bëjnë para jush, por i bëjnë publikisht? Po ambasadorët pse sillen si politikanë?

Lulzim Basha: Problemi që duhet të diskutojmë është nëse ne jemi republikë ambasadoriale. Përgjegjësinë nuk na e ka as Donald Lu as Romana Vlahutin.

Çim Peka: Kush e ka?

Lulzim Basha: Edi Rama

Çim Peka: Çfarë presioni mund të kesh në qoftë se nuk je i kapur dhe i shantazhuar, në qoftë se nuk jemi republikë ambasadorësh. Edi Rama i ka ambasadorët në xhep, është në rregull. Jemi tek opozita. Zotëri, meqënëse nuk jemi republikë ambasadorësh, dhe s’duhet të jemi republikë ambasadorësh, çfarë problemi ka opozita që thotë më futën diplomatët e huaj në zgjedhje se unë nuk hyja. E ka thënë nënkryetari i partisë.

Replika Lulzim Basha ka pasur edhe me drejtuesin e emisionit Blendi Fevziun, pasi ky i fundit e ka pyetur se si do të bindë qytetarët për të votuar opozitën, kur nga ana tjetër zyrtarë të Bashkimit Europian thonë se Qeveria Rama ka bërë me sukses reformat e kërkuara.

(E.K/FAXWEB) 

 

Etiketa: Bashalulzim basha
Pas

Këshilltarët e djathtë kundra buxhetit të Veliajt: Është tërësisht korruptiv, u detyruam të linim sallën

Para

Vota e Shqipërisë në OKB, Presidenca: Rama dhe Bushati nuk janë konsultuar me ne

Para
Meta uron Jens Stoltenberg për rizgjedhjen si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s: E siguroj për mbështetjen e Shqipërisë

Vota e Shqipërisë në OKB, Presidenca: Rama dhe Bushati nuk janë konsultuar me ne

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia dhe Kina, sulm i njëkohshëm ndaj NATO-s dhe Tajvanit? Rutte: Kështu rrezikojmë luftën e tretë botërore

Varka të vogla sulmojnë një anije tregtare britanike në brigjet e Jemenit, hapet zjarr nga të dyja palët

Trump shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Texas pas përmbytjeve tragjike: Shumë jetë të humbura dhe të tjerë të zhdukur! Po punojmë ngushtë me udhëheqësit lokal, u shpëtuan mbi 850 njerëz

Turqia “superfuqi” e automjeteve elektrike, Erdogan teston modelin e ri T10F në Stamboll

Dëmtimi horror, Musiala ka thyer fibulën e majtë, Donnarumma i kërkon falje

“Putini do të vazhdojë të vrasë njerëz”, Trump: Ukraina ka nevojë për ‘Patriotët’

Sulm i armatosur ndaj një anijeje greke në brigjet e Jemenit. Në incident u përfshinë dronë dhe anije të vogla

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import

Shefi i NATO-s zbulon si do të nisë Lufta e III Botërore, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike holandeze!

Kolonët izraelitë sulmojnë ekipin e Deutsche Welle në Bregun Perëndimor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.