Partia Demokratike menjëherë pas protestës ka denoncuar forcat e policisë, duke i akuzuar se kanë ushtruar dhunë ndaj protestuesve.
Por PD gjithashtu ka publikuar edhe foton e një efektivi të policisë që ndodhet në rresht të parë, përballë protestuesve me armë në brez.
“Gjate protestës, policia ka qenë e pajisur me armë zjarri, gjë që është e ndaluar me ligj”, thotë PD. Kujtojmë që gjatë protestës u dhunua nga policia kryeredaktori i gezetës “Rilindja Demokratike” Bledi Kasmi. Gjithashtu të lënduar kanë mbetur edhe 11 punonjës të policisë. (B.H/Faxweb)