Binjakët janë një nga shenjat e horoskopit që do t’ju bëjnë direct për vete për shkak të zgjuarsisë që zotërojnë.
Ata shquhen për komunikimin e mirë të tyre dhe pikërisht për këtë arsye punojnë në fusha që përfshijnë gazetarinë dhe shprehje opinionesh.
Personat që i përkasin shenjës së binjakëve janë tipa që emocionohen shpejt, me mendje të gjallëruar dhe që nuk mposhten lehtë.
Nëse personat me të cilit kanë të bëjnë nuk durojnë e pranojnë pa kushte natyrën e tyre të ndryshueshme e pak a shumë me dy karaktere, do ta kenë të vështirë të merren vesh me ta. Janë ekspertë në gjetjen e rrugëve të lira e pa shpenzime.
Kanë aftësinë të përdorin mirë dhe dorën e djathtë dhe të majtën, janë të shkathët dhe përshtaten lehtë, janë tepër kurioz dhe arrijnë deri aty sa të harxhojnë ndonjëherë kot energjitë e tyre.
Ndër të metat më të mëdha të Binjakëve është karakteri i ndryshueshëm dhe të qenit të pabesueshëm. Kanë aftësi të mira të menduari e reflektuari dhe ndihen krenarë me zgjuarsinë e tyre. Kur Dielli ndodhet në shenjën e Binjakëve, duket sikur fluturojnë e nuk janë me këmbë në tokë, por ashtu si Virgjëresha edhe atyre iu pëlqejnë faktet, detajet e rëndësishme, për këtë arsye mund të bëhen detektivë të mirë. Në këtë aspekt, luan rol edhe aftësia në konceptimin e fjalëve të dëgjuara e të lexuara.
Janë nga ata persona që ua thonë të tjerëve, ato që mësojnë vetë. Për ta është e vështirë të ruajnë sekrete. Gjithashtu e kanë qejf edhe shkencën dhe janë tipa që dëshirojnë të mësojnë e lexojnë. Mund të bëjnë dy punë në të njëjtën kohë pa vështirësi. Kanë fantazi të zhvilluar, e cila mund t’i ndihmojë por edhe mund t’i prishë punë. Megjithatë mund të arrijnë në përfundime të vështira, në të cilat jo shumëkush mund të arrijë me lehtësi të madhe. Në përgjithësi, janë njerëz zemërmirë, me qëllime të mira e të kuptueshëm (tolerantë). Janë idealistë dhe kanë ndjenja e intuitë të fortë.
I pëlqen të jenë të zënë e të merren vazhdimisht me diçka. Nuk i humbasin asnjëherë ambiciet. Shumica e problemeve me të cilat përballen, burojnë nga karakteri i tyre i dëshirës për ndryshime dhe shumëllojshmëri. Ylli i tyre, Mërkuri, simbolizon zgjuarsinë dhe lëvizjen. Në sajë të zgjuarsisë së tyre, jetojnë përherë në rehati. Janë të lumtur, dialogues dhe me aftësi për humor. Me një fjalë, janë tipa që nuk i mërzisin të tjerët, shkruan intv.al.
Kur fillojnë të flasin, shumëkush nuk do t’i ndërpriste fjalën e do të donte t’i dëgjonte më tepër. Për këtë arsye mund të bëhen edhe biznesmenë të suksesshëm. Për sa kohë që vënë në punë zgjuarsinë e tyre të veçantë, mund të arrijnë me sukses të bëjnë vepra të mëdha.
Janë shumë te lëvizshëm, madje është e vështirë t’i shohësh vazhdimisht në një vend. Mërziten nga punët monotone. Shpeshherë ankohen se janë të mërzitur, shkruan bota.al. Të lindurit e kësaj shenje mund të martohen 2-3 herë. I duan shumë fëmijët. Kur flasin me ta, harrojnë moshën dhe i përshtaten moshës së fëmijëve. Si mashkulli dhe femra e shenjës së Binjakëve i pëlqejnë shumë udhëtimet. Janë tipa aktivë, të shkathët në përgjigje, të lumtur, të zgjuar, komunikues dhe me humor të hollë, tipa që nuk kuptohen lehtë.
(F.M/Faxweb)