20:39 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Është e turpshme…”, pas gjyqit Taulant Balla “përplaset” me Shkëlzen Berishën

13:09 | 11/02/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nuk i shkon në seancën në gjyq, Berisha për Ballën: Tualeti është gjithmonë me defekt!

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, deputeti Taulant Balla, pas përballjes me Shkëlzen Berishën në seancën e sotme gjyqësore, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Tiranës që mos përdorë makinacione për të pushuar çështjen në ngarkim të tij, Sali Berishës dhe Ndue Kalaj për privatizimin e OSSH.

Në një prononcim për mediat, Balla ka thënë se do ti shkojnë deri në fund kësaj çështje.

“Ne nuk jemi të gjithë njësoj, kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat për korrupsionin e qeverisë së Sali Berishës e ka gabim. I kërkoj prokurorisë dhe gjykatës që të mos pushojë çështjen ndaj Sali Berishës, Ndue Kalajt dhe personave të tjerë. Unë i qendroj akuzës se qytetarët shqiptarë kanë humbur 419 milionë euro nga kalimi i OST-së. Dua ta përdor këtë moment për ti bërë thirrje prokurorisë që të vijojë me hetimet. Është e turpshme që derimë sot, nuk mund të na thotë prokuroria se nuk mund të gjej dot Ndue Kalaj. Ky person ka tërhequr 6.8 milionë euro si pagesë komisioni. Ne nuk jemi si ata, do ti shkojmë në fund çdo çështjeje.

Nga ana tjetër Shkëlzen Berisha u shpreh se Balla nuk dha në gjyq asnjë provë, ndërkohë që sipas tij tetoi që ta çojë vëmendjen tek komisioni paralmentar që drejtonte.

“Taulanti doli me tezën se ishte urdhër i partisë, nuk dha asnjë provë. Tentoi të çonte vëmendjen tek komisioni parlamentar që drejtonte. Ironia është që akuzonte për udhëtime, ndërkohë që unë s’kam asnjë lidhje me ata persona, dhe kurrë nuk e provuan dot. Ironia është se në këtë kohë, Balla udhëtonte me Begon që merrte tendera nga shteti dhe përfitoi 6 milionë euro nga shteti. I dyshuari i ka marrë pa patur për të drejtë. Duhet të hetohet nga prokuroria. Shpresoj të vihet drejtësia në vend dhe Balla të dënohet.”- u shpreh Shkëlzen Berisha para gazetarëve.

Seanca

Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca e radhës për shqyrtimin e padisë së ngritur nga Shkëlzen Berisha, ndaj Taulant Ballës, në lidhje me deklarimet e këtij të fundit se Berisha nuk ka paguar taksat. Gjatë ditës së sotme, u bënë parashtrimet e të dyja palëve, ky mbrojtja e Berishës pretendoi se deklarimet e Ballës, janë shpifje dhe me qëllim prishjen e imazhit të tij. Ndërkohë, Balla pretendoi se deklarimet e tij lidhen me dyshimet e krijuara pas hetimit të kryer nga Komisioni Hetimor, në cilësinë e drejtuesit të këtij komisioni. Balla vazhdoi me tej, duke thënë se i qëndronte këtyre deklarimeve. Gjatë seancës pati edhe akuza politike mes njëri-tjetrit. Berisha u shpreh për Ballën, se kishte standard të ulët moral, ndërsa i kujtoi akuzat për udhëtime me trafikant droge.

Pas

Largimet e padrejta nga puna, Presidenti Meta: Faturën ta paguajë zyrtari, të përcaktohet me ligj

Para

Një grua tenton që të hidhet nga ballkoni në Tiranë

Para
Një grua tenton që të hidhet nga ballkoni në Tiranë

Një grua tenton që të hidhet nga ballkoni në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

BE–NATO: Liderët evropianë kërkojnë koherencë të plotë në veprimet e Komisionit

Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e mbrojtjes në rastin Thaçi dhe komandantëve të tjerë të UÇK-së

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Ksamil, pranë një resorti

Kuvendi i Kosovës nën presion, Kushtetuesja kërkon konstituim brenda një muaji

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.39%, sektorët që ndihmuan dhe ata që vuajtën

Video/ Aksident në Lezhë, 69-vjeçari humb kontrollin dhe përplas 4 automjete të parkuara

Ministri i Jashtëm polak: Gara e armatimeve do ta përshpejtonte fundin e Putinit

Pas deklaratës së Trump, Netanyahu shpreh mirënjohje për mbështetjen në gjyqin për korrupsion

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.