00:58 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Është gjobaxhi, tani mund të çojë derra te bashkia”, Arben Malaj “fshikullon” Veliajn: Të tregojë kujdes nga ambiciet që ka

08:38 | 22/01/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-ministri Malaj: Jam kundër një tregu unik brenda Ballkanit Perëndimor

Ish-ministri i Financave Arben Malaj  gjatë një interviste, ndër të tjera akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për qeverisje arrogante pasi sipas tij bazohet tek numri i gjobave që vendos bashkia, ndërkohë sjelljen e Policisë Bashkiake e quan mizore.

“Problemi që ka bashkia e Tiranës është modeli i qeverisjes. Është arrogant. Bazohet te numri i gjobave, te sjellja mizore e Policisë Bashkiake që tregon ndaj tregtarëve. Le të marrim rastin e Astrit. Ç’është kjo që në mes të dimrit ato familje duhet të lëvizin? Kanë 80 ditë që protestojnë, por e di çfarë do të thotë që një fëmijë të jetë në protestë? Pse duhet kjo? Kur merret një vendim, merret një vendim për impaktin social që shkakton”, tha ai.

Arben Malaj kërkoi nga Veliaj që të jetë i kujdesshëm me ambiciet që ka tha, gjatë një interviste në “5 pyetjet”.

“Ju kujtohet kur solli gomerë te Parlamenti kundër ministrit të Arsimit? Tani mund të ketë një nismë për të çuar derra te bashkia e Tiranës meqë s’ka mbajtur premtimet. Te Lëvizja Mjaft nuk pati rezultate dhe erdhi te PS për të marrë mandat. Është problem fakti që marrin një mandat dhe thonë nëpër tavolina që jam kryeministri i ardhshëm. Të bëjë kujdes me ambiciet që ka”, – u shpreh Malaj.

Shfaqja e përditshme në media nga kryebashkiaku i Tiranës ishte një tjetër kritikë që iu drejtua nga Malaj.

“Është i ri, por si ka mundësi që mos të dalë një ditë në televizor? E para, përse e do? E dyta në kurriz të kujt e bën? Ato orë televizionet mund t’i përdorin për programe edukimi sesa të shohim Veliajn”, u shpreh ish-ministri.

I pyetur nëse kryeministri Edi Rama duhet ta rikandidojë Veliajn për një mandat i dytë, Arben Malaj kërkoi nga qytetarët që të mbështesin kandidatët e pavarur.

“As dua t’ja di fare. Fati i Veliajt nuk duhet të përcaktohet nga Edi Rama, por nga qytetarët e Tiranës që duhet të votojnë kandidatë të pavarur. Kur i përcakton kryetari, qoftë majtas apo qoftë djathtas, ata i harrojnë hallet e qytetarëve”, -u shpreh Arben Malaj.

 

 

Pas

Vdes alpinistja me bikini. Ra nga shkëmbi dhe ngriu së ftohti (FOTO)

Para

Sandër Lleshajn e vuri ministër, zbulohet kush do të jetë këshilltari i Ramës për Sigurinë

Para
Sandër Lleshajn e vuri ministër, zbulohet kush do të jetë këshilltari i Ramës për Sigurinë

Sandër Lleshajn e vuri ministër, zbulohet kush do të jetë këshilltari i Ramës për Sigurinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.