49-vjeçari shqiptar Kujtim Hasanaj, ka tronditur policinë italiane, pas dëshmisë së tij ku ka pranuar se ka vrarë ish-gruan e tij Elena Seprodi, 48-vjeç, nga Rumania.
Repubblica.it shkruan se Hasanaj ishte një punëtorë i thjeshtë, ndërsa ish-gruaja e tij ishte kuzhiniere. I pyetur nga prokurori, për momentin kur policia e ka gjetur me një thikë të përgjakshme në dorë gjatë momenti të arrestimit, ai ka treguar se është shprehur përpara policëve: “Kjo është gruaja ime, e vrava unë”.
Megjithatë, gjatë dhënies së dëshmisë së tij përpara efektivëve të policisë, shqiptari është shfaqur shumë konfuz. Edhe pse është ndihmuar nga avokati avokati i tij, Angelica Gabriele, nuk ka mundur dot të japë një arsye se përse e ka vrarë gruan.
Autopsia e vdekjes së gruas del të martën në mëngjes, ndërkohë që seanca për të akuzuarin është të hënën tjetër pranë gjykatës së Vercellit.
Mësohet se cifti kishte një djalë 24-vjeçar, mirëpo para tre vitesh ishin ndarë. Ditën e ngjarjes, kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë pas të bërtiturave që kanë dëgjuar.
Sipas tyre, shqiptari është bërë xheloz pasi ish-gruaja kishte filluar të dilte me dikë tjetër. (D.D/Shuplaka)