“Rama nëse do të shkonte në zgjedhje në 30 Qershor pa opozitën do të ishte monisti i parë në 30 vite demokraci. Kjo ka nxitur edhe ndërkombëtarët që të ndërhyjnë në mënyrën e tyre pavarësisht se nuk mund të them se vizita e Metës në Gjermani e gjëra të këtij lloji të kenë pasur impaktin e vet.”, kështu deklaroi Kastriot Islami në studion e lajmeve të Fax News me gazetaren Armela Ferko.
Islami shtoi më tej se kryeministri ka dashur të shkojë në zgjedhje me 30 Qershor dhe sipas tij kjo do ta bënte atë të ndjehej në avantazh dhe më të fortë ku argumentoi se pas kësaj mund të ftonte palët në tryezën e dialogut për të lëshuar disa gjëra, ç’ka përbënte për të një terren të favorshëm.
“Rama ka dashur të shkojë në zgjedhje dhe ti fitojë ato. Kështu ai e ndjente vetën më të fortë dhe pasi të bënte këtë të ulej dhe të bënte oferta duke thënë se unë jam gati të lëshoj këtë bashki e atë institucion. Por këto janë mendime të një personi injorant dhe të paimagjinueshme. Ai me të vërtetë është i paaftë, por është edhe makiavelik, pasi e kupton situatën në të cilën ndodhet”.
Sa ju përket fjalëve që janë përhapur lidhur me opsionin e mundshëm që ka mazhoranca për shkarkimin e Presidentit Meta si dhe akuzën që ka ngritur kjo e fundit për vendimin e tij duke e quajtur të paligjshëm, Islami tha se kjo është një lojë naive e Ramës dhe një retorikë mbetet në këtë kuadër pavarësisht se është e fortë.
“Është lojë naieve e një mediokri dhe injoranti ajo që thotë se vendimi i Metës është i paligjashëm. Edhe aktorë politik ndërkombëtar që mund të jenë dakort me Ramën por që janë pro negocimit nuk e mbështesin. Sepse Rama është futur në një akrobaci. Nëse Rama e nxjerr trenin nga shinat e negocimit do të jetë prerje në besë edhe për ndërkombëtarët që e mbështesin. Duke vepruar në këtë mënyrë mund ta nxjerrë trenin nga shinat dhe për këtë ai do të bëhet një personazh krejtësisht i zi. Ai mendon se kjo i vjen nga Gjermania por harron se e gjitha kjo i vjen nga votat e vjedhura në Durrës, Dibër e kudo, vjedhjet me PPP-të, skandali i Unazës së Re, etj etj.
Unë vazhdoj ta quaj këtë retorikë të sponsorizuar nga Edi Rama. Ilir Metën e shkarkon një vendim kushtetues, dhe nëse këta duan ta shkarkojnë në mënyrë anti-kushtetuese kjo është gjë tjetër. Ai po bën retorikë politike, natyrisht që po e çon ngusht ku gjithçka e lidh me Reformën në Drejtësi e cila do të jetë një gijotinë e qeverisë së tij. Unë mendoj se do të qëndrojë në planin e retorikës dhe do ta bëjë në mënyrë të fortë këtë gjë, por jo më shumë se aq. Marrim shembullin se shkarkohet Meta me 100% të votave, por kjo shkon në Kushtetuese, nëse ndërtohet kushtetuesja për 3 ditë, kjo do të ishte një lëvizje e paprecedantë dhe Rama do të ishte njeriu dhe politikani më i tmerrshëm që ka njohur ky vend në sistemin demokratik. Nëse Rama do të bëjë veprime të tilla ky do të jetë një fat i mirë për të gjithë shqiptarët sepse do të shpëtojnë përfundimisht prej tij”.
Lidhur me mundësinë e shpërndarjes së Parlementit nga presidenti, Islami tha:
“Nuk mendoj se Presdenti do të shkojë drejt një vendimi të tillë, por që ai e ka këtë autoritet për ta bërë. Është kryeministri që ia kërkon presidentit dhe ky i fundit merr vendimin por nuk është vetëm kjo, ka edhe disa raste të tjera kur parlamenti vetëshpërndahet. Unë mendoj se është hapur rruga për negocim dhe Rama po përpiqet të fitojë dhe zgjerojë mundësitë për të përfituar sa më shumë”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)