17:42 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Është hero, nuk duhet të kalonte kufirin si viktimë spitalore”, si u raportua në media mbytja e 24 vjeçarit nga Tetova

10:01 | 17/07/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Është hero, nuk duhet të kalonte kufirin si viktimë spitalore”, si u raportua në media mbytja e 24 vjeçarit nga Tetova

Ishte një nga 4 viktimat e së shtunës në bregdetin e jugut. Por ndryshe nga tre të tjerët të cilët humbën jetën pasi ishin duke notuar, ky i katërti hyri të shpëtonte dy prej tyre.

Por për fatin e keq edhe ky nuk mundi të dilte i gjallë nga deti. Në përpjekje për të shpëtuar dy motra që po mbyteshin humbi jetën edhe vetë.  Fjalën e kemi  për Beniamin Feratin, , 24 vjeç nga Tetova që kishte ardhur në Zvërnec për të kaluar disa ditë pushimi. 

Por kjo tragjedi  ku 4 të rinj humbën jetën u përcoll si një ngjarje kronike dhe nuk u fol shumë se kush ishte viktima i katërt, ndryshe nga të tjerët pasi ai vdiq si hero, në përpjekje të shpëtimit të dy jetëve të tjera. 

Mentor Kika ka theksuar për këtë ngjarje të rëndë se Beniaminin e kanë trajtuar si vikimën e rradhës edhe pse ai duhet të quhet “Hero”. 

“Në fakt ky djali që kishte hyrë t’i shpëtonte vajzat që po mbyteshin nuk është thjeshtë një viktimë deti. Ai bëri një akt heroik, një akt që meritonte e meriton tërë mirënjohjen e shoqërisë shqiptare dhe media duhej të jepte e para sinjalin e kësaj mirënjohjeje.”, shprehet Kikia. 

Më  tej gazetari thekson se ai nuk duhet ta kalonte kufirin  si një viktimë spitalore. “Ai nuk duhej lënë të kalonte kufirin si një viktimë spitalore. Në një shoqëri ku sundon mizerja, ne kemi nevojë për të tillë heronj. Po, këta janë njerëzit që duhet të ngrejmë e tundim si flamuj të modelit shoqëror, jo hajdutët e vrasësit. Dhe Beniamini është një prej këtyre modeleve”, shprehet Kika. 

REAGIMI I PLOTË:

“Beniamini, djali nga Tetova që duhej përcjellë si hero.  Ky djalë, Beniamin Ferati, ishte në lulen e rinisë, vetëm 24 vjeç. Ai humbi jetën në përpjekje për të shpëtuar jetën e dy vajzave, që po mbyteshin në plazhin e Zvërnecit, në Vlorë. Lajmi për tragjedine e trefishtë u përcoll me tragjizmin që meriton një ngjarje e tillë. Të gjithë iu referuam listës së viktimave, sipas policisë. Por vetëm kaq. Të riun nga Tetova mediat tona, në pjesën dërrmuese, e trajtuan si viktimën e radhës në det, a thua kishte pësuar infarkt. “U mbytën dy vajza dhe një djalë që kishte hyrë ti shpëtonte ato”. Në fakt ky djali që kishte hyrë ti shpëtonte vajzat që po mbyteshin nuk është thjeshtë një viktimë deti. Ai bëri një akt heroik, një akt që meritonte e meriton tërë mirënjohjen e shoqërisë shqiptare dhe media duhej të jepte e para sinjalin e kësaj mirënjohjeje. Mendoni pak sikur ky djalë të ishte kapur duke përdhunuar një vajzë në pyllin e plazhit të Zvërnecit. Fotoja e tij do të ishte bërë poster në të gjithë mediat, do të shpërndahej nga riprodhuesit re lajmeve të zeza në rrjetet sociale, për ditë me radhë. Vetëm fare pak faqe online komentuan shkurt veprimin e tij prej heroi. Ndërsa shumë të tjera iu referuan thjeshtë si “një viktimë e seksit mashkull”, sic raportohet në njoftimet e policisë. Ne që rendim të bëjmë heronj lloj-lloj kriminelësh e grabitësish, duke u rrëmuar e publikuar fotot e tyre që nga fëmijëria, kishim një hero dhe e trajtuam pa shumë mirënjohje. Ai nuk duhej lënë të kalonte kufirin si një viktimë spitalore. Në një shoqëri ku sundon mizerja, ne kemi nevojë për të tillë heronj. Po, këta janë njerëzit që duhet të ngrejmë e tundim si flamuj të modelit shoqëror, jo hajdutët e vrasësit. Dhe Beniamini është një prej këtyre modeleve”, shkruan Mentor Kikia.  (J.V/Shuplaka)

 

Pas

19 vite pa të atin po dhimbja s’ka fund, këngëtarja shqiptare publikon FOTON rrënqethëse

Para

Sherr me thika mes të moshuarit dhe dy të rinjve, shkak dyshohet konkurenca për shitjen e shalqinit (VIDEO)

Para
Sherr me thika mes të moshuarit dhe dy të rinjve, shkak dyshohet konkurenca për shitjen e shalqinit (VIDEO)

Sherr me thika mes të moshuarit dhe dy të rinjve, shkak dyshohet konkurenca për shitjen e shalqinit (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmeti goditi provincën Hokkaido – Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami

Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë

Agjencia Bërthamore e OKB-së bën paralajmërimin e fortë: Irani po rrit ndjeshëm rezervat e uraniumit

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon shtyrjen liberalizimit të tregut të energjisë

Alarm në shtetin amerikan, “arratisen” 250 milionë bletë

Tronditet qeveria italiane, vajza e Giorgia Melonit kërcënohet me jetë: Të urojmë të njëjtin fund si… Martina

SHBA paralajmëron për kërcënim të menjëhershëm nga Kina ndaj Tajvanit! Hegseth thirrje Azisë: Forconi mbrojtjen

Video/Operacioni “The Wanted”, ekstradohen nga Greqia dhe Italia dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Turqia lëshon fletarrestime për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

Në kërkim nga Gjermania, kapet në Morinë 22-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.