02:17 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

‘Është i lig”, Veliaj pas seancës në GJKKO: Berisha do sillet forcërisht nga policia në datën…

11:04 | 08/05/2023
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Është i lig”, Veliaj pas seancës në GJKKO: Berisha do sillet forcërisht nga policia në datën…

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha sot në dalje të GJKKO-së se Sali Berisha do të merret me forcë nga policia, nëse nuk vjen që të ballafaqohet me të në Gjykatë në datën 19 Maj.

Veliaj e ka paditur Berishën për shpifje, pas akuzave të ish-kryeministrit se kryebashkiaku i Tiranës ka lidhje me segmente të caktuar të politikës iraniane dhe merr para prej tyre.

“Sot isha unë nismëtar i një akuze ndaj Sali Berishës, që ka mbi 30 vjet që shan dhe mallkon këdo, por çdo gjë ka një limit. Ekziston një shprehje që thotë: Hapi rrugë budallait dhe të ligut. Por unë nuk e besoj këtë shprehje. Unë besoj se në një vend demokratik, as budallait dhe as të ligut nuk i duhet hapur rrugë. Këto historitë me iranianë, Sali Berisha duhet t’i provojë në gjykatë dhe këto historitë me gardat revolucionuare, me fotografi fiktive, me shpifje dhe akuza të paqena, Sali Berisha duhet t’i provojë në gjykatë.

Ka kaq kohë që më fton në debat, sot ishte momenti për të ardhur si burrë. Sali Berisha nuk është burrë! Në këtë e dimë të gjithë. Është frikacaku më i madh i këtij vendi. Eshte 80 vjeç dhe njerëzit më thonë lërë se ka roitur. Por nuk besoj se ai është njeri i roitur. Sali Berisha është njeri i lig. Sali Berisha ka mbjellë urrejtje dhe përçarje dhe shpifje dhe ka promovuar kulturën që ti hidh baltë, mjafton që ta njollosësh dikë pa pikë përgjegjësie”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës deklaroi se Gjykata ka vendosur që Sali Berisha të sillet me forcë në Gjykatë në 19 maj.

“Sot gjykata vendosi që në datën 19 Maj në orën 10:00, Sali Berisha do të shoqërohet nga policia për paraqitje të detyrueshme në gjykatë. Do të rikthehem prapë në datë 19 Maj dhe policisë do i shkojë njoftimi që të sjellë Sali Berishën, si të gjithë qytetarët e tjerë që duhet të shkojë në gjykatë dhe të provojë akuzat.

Që të akuzosh gjithë dynjanë dhe të mos paraqitesh në gjykatë, të thuash shpifjet nga më monstruoze, t’i futesh njerëzve te vrima e çelësit, poshtë fustanit, në krevat, të merresh me gjithë familjet e gjithë dynjasë dhe të mos kesh kurajon civile të vijë në gjykatë.

Policia, sipas vendimit të gjyqtarit, duhet të bëjë detyrën dhe të sjellë forcërisht Sali Berishën, që të përballet me akuzat dhe shpifjet që janë të padenja, jo për një plak 80-vjeçar, por për këdo që jeton dhe angazhohet publikisht dhe që e ka përdorur prezencën e vet publike si një qysqi dhe një kokëdash vetëm për të shkatërruar normat dhe vlerat në këtë shoqëri”, theksoi Veliaj.

Edhe pse në fushatë, Veliaj tha se ai ka gjetur dhe do të gjejë kohë që të përballet me akuzat e Berishës, ndërkohë që u pyet nga gazetarët dhe për dy çështje të tjera që janë në dorën e GJKKO-së ku është lakuar dhe emri i tij.

Bëhet fjalë për lidhjet e dyshuara të mafies së ndërtimit në Tiranë me Ndraghetën, si dhe inceneratori i Tiranës, ku Veliaj ka qenë një prej firmëtarëve. Veliaj tha se ai është i gatshëm që të përballet në çdo kohë në gjykatë, por nuk preferoi që të mbante një qëndrim publik sa i takon këtyre akuzave.

Pas

Red Varaku- Arratisje nga Liria

Para

Aksident i rëndë në Shkodër, përplaset këmbësorja

Para
Rrëzohet 3 vjeçarja brenda ambienteve të kopshtit të fëmijëve, dërgohet në spitalin e Korçës

Aksident i rëndë në Shkodër, përplaset këmbësorja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.