Sali Berisha duket se ka nisur sulmin frontal kundër Lulzim Bashës, pas përjashtimit që ai i bëri nga Partia Demokratike. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”, Berisha u shpreh se Lulzim Basha nuk mund t’i sjellë kurrë demokratët në pushtet pasi ai është “broken lider”, lider i thyer.
Gjithashtu lideri historik i PD-së e cilëson kryetarin aktual si të pakorrigjueshëm.
“Basha është i pakorrigjueshëm. Nuk do ta dërgojë kurrë PD në fitore. Kam punuar në ekipin që mbështeste Bashën. I kam thënë, Basha është “broken lider”, lider i thyer. S’kam thënë kurrë që Basha i ka fituar zgjedhjet, por që i ka vjedhur Rama.
Një vit e gjysmë para paralajmëroi kompaninë që të ktheheshin tek normalja po mos të ecte. Më pyetën pse dhe ia tregova për marrëveshjen me Ramën. PD nuk ka asnjë shpresë me një njeri që humbet dhe përsërit të njëjtat gjëra.
Patë spotin që futi Shqipërinë në NATO. I thashë mos e bëni se do t’ju përvishen mediat. E mbajtën 24 minuta gazetarët vetëm për këtë gjë. Ishin praktikë për të liderizuar një person që nuk është lider“, tha Berisha.