16:20 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Është kandidat për SPAK, prokurori i Krimeve të Rënda drejt konfirmimit nga Vetingu

14:40 | 06/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Është kandidat për SPAK, prokurori i Krimeve të Rënda drejt konfirmimit nga Vetingu

Është zhvilluar sot në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit seanca për Edvin Kondilin, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, gjithashtu kandidat për anëtar i SPAK. Trupa Gjykuese përbëhej nga: Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia,  Xhensila Pine. Kondili vshtë në garë për SPAK, dhe nënshtrimi i Vetingut nga ana e tij është parë me prioritet.

Relatorja Xhensila Pine u shpreh se në lidhje me pasurinë ILDKPI ka dorëzuar raportin se subjekti ka bërë deklarim të saktë, ka burime të ligjshme për pasurinë, nuk ka kryer fshehje pasurie, nuk ka kryer deklarim të rrem.

Lidhur me pasurinë KPK ka evidentuar: Apartament 86 m2 në Tiranë i blerë në 2011 me 70 mijë euro. 60 mijë euro kredi nga bashkëshortja dhe 10 mijë kursime dhe paga. Rezulton se bashkëshortes i është dizbursuar shuma. Nga analiza e KPK-së i ka rezultuan se ka patur të ardhura, edhe nga përputhje e shkresave.

Hua nga vëllai i bashkëshortes në 10 mijë euro. Subjekti ka deklaruar se është marrë për të paguar kredinë, për shkak të interesave.

KPK kreu hetim në lidhje me burimin për 10 mijë eurot e dhëna nga vëllai i bashkëshortes. Ky i fundit ka deklaruar se i ka të ardhurat nga puna në shtet.

Automjet mercedez benz i blerë 500 mijë lekë, me kursime nga pagat, i shkëmbyer me tjetër automjet duke shtuat 420 mijë lekë. Në hetim ka rezultuar se ka patur të ardhura.

Subjekti ka deklaruar të ardhura të ligjshme në llogari bankare.

Kursime në kesh, 1.4 mln lekë. 1.1 janë sjell nga bashkëshortja pas martese. Pas hetimit të KPK rezultoi se ajo ka qenë e punësuar dhe ka patur të ardhura të ligjshme.

Subjekti ka marrë një kredi konsumatore 450 mijë lekë për të ndihmuar një nip të tij.

Përsa i përket figurës, DSIK raporton se Kondili ka plotësuar sakt formularin dhe se ai nuk ka kontakte të papërshtatshme. Sipas DSIK, Kondili i përshtatshëm për të vijuar detyrën.

Aftësia profesionale, subjekti shfaq aftësi në zbatim të ligjit. Identifikon saktë normën ligjore, arsyetim ligjor, me gjuhë të kuptueshme. Ai bën analizë për faktet e mbledhura. Kryen procedura ligjore që janë produktive.

Lidhur me vendimmarrjen, subjekti është korrekt. Aftësia për administrim dosjesh, ka treguar aftësi të mirë. Për etikën, ai përdor gjuhë dhe etikë profesionale.

Për integritetin, nuk kanë dalë të dhëna për presione. Në asnjë dosje nuk është dokumentuar gjuhë diskriminuese. Nuk ka masë disiplinore në fuqi.

Janë tre denoncime në drejtim të tij. Nuk janë gjetur nga KPK shkelje dhe indicie, duke u vlerësuar jo të vlefshëm.

Edvin Kondili ka deklaruar se është plotësisht dakord me gjetjet e KPK-së dhe ka kërkuar rikonfirmimin në detyrë: Plotësisht dakord me rezultatet e hetimit të kryer ndaj meje. I qëndroj shpjegimeve që kam dhënë me shkrim. I hapur për çfarëdolloj pyetje.

Vendimi për Kondilin do të jepet paraditen e nesërme në KPK.

Etiketa: Edvin Kondilikandidat per spak
Pas

Seanca ndaj bandës së Shullazit/ Debate mes të pandehurve dhe gjyqtarëve, gjobiten avokatët

Para

Sasi e madhe droge nga Shqipëria drejt Malit të Zi, arrestohen tre persona (Emrat)

Para
Sasi e madhe droge nga Shqipëria drejt Malit të Zi, arrestohen tre persona (Emrat)

Sasi e madhe droge nga Shqipëria drejt Malit të Zi, arrestohen tre persona (Emrat)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuzohet për vrasje të dyfishtë, Anglia nuk e ekstradon Ilirian Zeqajn në Shqipëri

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda,ka zhvilluar takim me një përfaqësi maturantësh nga shkollat e mesme të qytetit të Shkodrës

Meta nga qelia i drejton letër Arben Ahmetaj: I dashur Beni!

Akuzat e Kryemadhit, Blushi qesh me të madhe: Nuk e besoj t’i ketë thënë Monika, faleminderit që më argëtuat

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka mbërritur në landfillin e Elbasanit, ku vazhdon zjarri prej tre ditësh

Turqia dënon ashpër deklaratat izraelite për aneksimin e Bregut Perëndimor

Kryemadhi sulmon Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia!

Trump dhe Zelensky do të diskutojnë pezullimin e ndihmës amerikane të premten, pritet telefonata midis liderëve

Ndërpritet seanca në procesin “Plumbi i Artë”, shkak largimi i avokatit

Berisha: Ceno Klosi hajdut me çizme. Për këtë narko-regjim, mandatet janë letra pa vlerë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.