Është konfirmuar në detyrë prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Edvin Kondili. Ky ka qenë vendimi i dhënë sot nga KPK, për Kondilin, i cili është njëherësh dhe kandidat për SPAK.
Trupa Gjykuese përbëhej nga: Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia, Xhensila Pine. Prokurori ka rezultuar i pastër në të treja shtyllat e vlerësimit që janë pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.
Një nga dosjet më të rëndësishme që ka në dorë së fundi Kondili është dhe ajo për 613 kilogramë kokainë që u kapën në Durrës, ku aludohet se janë të përfshirë dhe emra ish-deputetësh dhe ministrash.
Çfarë u konstatua në seancën dëgjimore:
Relatorja Xhensila Pine u shpreh se në lidhje me pasurinë ILDKPI ka dorëzuar raportin se subjekti ka bërë deklarim të saktë, ka burime të ligjshme për pasurinë, nuk ka kryer fshehje pasurie, nuk ka kryer deklarim të rrem.
Lidhur me pasurinë KPK ka evidentuar: Apartament 86 m2 në Tiranë i blerë në 2011 me 70 mijë euro. 60 mijë euro kredi nga bashkëshortja dhe 10 mijë kursime dhe paga. Rezulton se bashkëshortes i është dizbursuar shuma. Nga analiza e KPK-së i ka rezultuan se ka patur të ardhura, edhe nga përputhje e shkresave.
Hua nga vëllai i bashkëshortes në 10 mijë euro. Subjekti ka deklaruar se është marrë për të paguar kredinë, për shkak të interesave.
KPK kreu hetim në lidhje me burimin për 10 mijë eurot e dhëna nga vëllai i bashkëshortes. Ky i fundit ka deklaruar se i ka të ardhurat nga puna në shtet.
Automjet mercedez benz i blerë 500 mijë lekë, me kursime nga pagat, i shkëmbyer me tjetër automjet duke shtuat 420 mijë lekë. Në hetim ka rezultuar se ka patur të ardhura.
Subjekti ka deklaruar të ardhura të ligjshme në llogari bankare.
Kursime në kesh, 1.4 mln lekë. 1.1 janë sjell nga bashkëshortja pas martese. Pas hetimit të KPK rezultoi se ajo ka qenë e punësuar dhe ka patur të ardhura të ligjshme.
Subjekti ka marrë një kredi konsumatore 450 mijë lekë për të ndihmuar një nip të tij.
Përsa i përket figurës, DSIK raporton se Kondili ka plotësuar sakt formularin dhe se ai nuk ka kontakte të papërshtatshme. Sipas DSIK, Kondili i përshtatshëm për të vijuar detyrën.
Aftësia profesionale, subjekti shfaq aftësi në zbatim të ligjit. Identifikon saktë normën ligjore, arsyetim ligjor, me gjuhë të kuptueshme. Ai bën analizë për faktet e mbledhura. Kryen procedura ligjore që janë produktive.
Lidhur me vendimmarrjen, subjekti është korrekt. Aftësia për administrim dosjesh, ka treguar aftësi të mirë. Për etikën, ai përdor gjuhë dhe etikë profesionale.
Për integritetin, nuk kanë dalë të dhëna për presione. Në asnjë dosje nuk është dokumentuar gjuhë diskriminuese. Nuk ka masë disiplinore në fuqi.
Janë tre denoncime në drejtim të tij. Nuk janë gjetur nga KPK shkelje dhe indicie, duke u vlerësuar jo të vlefshëm.
Edvin Kondili ka deklaruar se është plotësisht dakord me gjetjet e KPK-së dhe ka kërkuar rikonfirmimin në detyrë: Plotësisht dakord me rezultatet e hetimit të kryer ndaj meje. I qëndroj shpjegimeve që kam dhënë me shkrim. I hapur për çfarëdolloj pyetje.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post