Ata janë dy nga reperat më të komentuar në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Kjo edhe për shkak të ndasive që ata kanë pasur në të shkuarën. Edhe pse Stresi thotë që konfliktet e tyre i përkasin të shkuarës.
Po Stresi çudit në atë që thotë për Noizyn si këngëtar duke e vlerësuar mjaft atë.
“Për mua ai si këngëtar është shumë i mirë, si artist, si djalë nuk e njoh, nuk kam dëgjuar shumë fjalë të mira për të. Ne kemi pasur konfilkte kur kemi qenë adoleshentë, këtu e tetë vite të para jo tani. Është një gjë që nuk mund të kthehet më mbrapsht, se unë një vend që e pështyj nuk kthehem më, secili të shoh punën e vetë”, u shpreh Stresi.
Po ashtu në një intervistë për mediat kosovare Stresi foli dhe për marrëdhëniet me të tjerë këngëtar.
Stresi duke kujtuar ndjekjen nga Policia për shkak të qëllimit me armë për lirimin e Haradinajt tha se: për lidera si Ramushi dhe Sali Berisha edhe jetën e jap.
(E.K/SHUPLAKA)