Analisti Ermal Xhelilaj ka qenë i ftuar këtë të premte në studion e Fax News për të folur për krizën në kufirin ruso-ukrainas.
Analisti theksoi se frika e NATO dhe SHBA nuk është vetëm pushtimi i Ukrainës por efekti domino që do sjellë kjo, pasi Rusia do të kërkojë pushtimin e të gjitha vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik.
Sa i takon mundësi së shpërthimit të krizës, Xhelilaj u shpreh se kriza është reale dhe kjo gjë mund të ndodhë nga momenti në moment, sepse në Ukrainë luhen interesa të mëdha politike dhe ekonomike.
Flet Ermal Xhelilaj
Kjo është situatë e ndërlikuar, sepse nuk është thjesht një konflikt mes dy shtetesh, por përfshin një numër të tjera shtetesh që kanë interes në Ukrainë apo në konflikt. Rusia është përpjekur të dominojë gjatë këtyre dekadave të fundit, dhe të ketë supremaci më të madhe që ka pasur deri më tani. Pas viteve 2000, Rusia është përpjekur vazhdimisht të rikuperojë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pikërisht këtu është konflikti konkret Rusi-Ukrainë. Ky konflikt përfshin marrëdhëniet historike mes dy shteteve, përfshin minoritetin rus në Ukrainën lindore dhe pjesën jugore, si dhe përpjekjet e Rusisë për të mos ceduar nga influenca e saj. Është krizë reale gati në të shpërthyer, dhe mund të ndodhë. Gjithë cceshtja është nëse do të jetë një krizë shumë vjeccare apo do kulminojë me një shpërthim momental të befasishëm në zonat ruso folëse.
SHBA dhe NATO kanë interese në këtë rajon. Ukraina përfaqëson një shtet që ka luajtur një faktor ndërmjetës për dy fuqitë e mëdha, Rusia dhe NATO. Të dyja palët duan që Ukrainën ta kalojnë në krahun e tyre dhe të dominojnë politikisht, diplomatikisht dhe ekonomikisht. E njëjta situatë ishte dhe në Gjeorgji para disa vitesh dhe të njëjtin problem kishte me NATO-n. Egziston mundësia e një efekti domino, me një Rusi që gjithnjë e më shumë po bëhet agresive në kufijtë e Europës. Nëse ndërhyn Rusia, dhe në gjykimin tim do të hyjë në zonat me minoritet rus , ccfarë do ndodhë më pas? A do të ketë një konflikt tjetër në Poloni, Estoni? Efekti domino është problematika më e madhe me një Rusi që bëhet më dominuese me naftën dhe gazin. NATO po përpiqen bashkë me SHBA-të t’i thonë stop këtij efekti domino. A do munden t’i thonë stop për Ukrainën?
(E.H/Faxweb.al)