Pavarësisht se e dinte se kishte për t’u pyetur për grabitjen e rreth 8.5 milionë eurove në Rinas, ministri i brenshëm Sandër Lleshaj ende nuk e di shifrën e saktë që grabitësit kanë arritur që të marrin.
Nëse fillimisht u lodh me pyetjet e Gjonit dhe tha se nuk kishte kohë ti lexonte të gjitha, më pas ministri Lleshaj nuk dëgjoi dot të saktë fjalën e deputetit tjetër opozitar Myslym Murrizi.
‘’Nuk e dëgjova të gjitha fjalën tuaj për shkak të akustikës, por do ta lexoj më vonë, do ta studioj më vonë, e vlerësoj shumë pasionin që nuk iu mungon, por edhe racionalitetin e fjalimit tuaj.
Thelbi i çështjes është që duhet të kemi kapacitete të reja, po nuk duhet të vëmë kujën. Ka ende shumë punë për t’u bërë në komisariatet e Policisë.
Sa janë shifrat e grabitura unë e kam thënë, nuk është sekret, janë 5 milionë pikë disa milionë euro”, u shpreh Lleshaj në fjalën e tij.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post