Ish-deputeti Eduart Ndocaj njëkohësisht edhe kandidati i pavarur për kryetar të Bashkisë Lezhë, është përfshirë në një skandal seksual ditën e sotme. Përmes disa fotove, persona të caktuar kanë dërguar në imbokset e mediave online një sërë mesazhesh provokuese që Eduart Ndocaj pretendohet t’ia ketë shkruar një 19-vjeçareje.
Mesazhet, të cilat janë dërguar nga një adresë ‘fake’ nuk përjashtojnë mundësinë që këto të jenë sulme politike ndaj figurës së tij, në një kohë kur Ndocaj është në garë për kreun e Bashkisë së Lezhës përballë kandidatit të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreut.
Vetë Ndocaj, në një prenoncim për Fax Web.al, ka deklaruar se këto mesazhe janë false dhe se propaganda politike do të bëjë punën e saj.
I pyetur nëse kishte dyshime apo emra konkret se nga mund të vinin këto sulme, Ndocaj nuk ka akuzuar persona, por e ka lënë gjithçka në kuadrin e disa sulmeve politike.
“Sulmet ndaj meje janë false. Propaganda politike ka nisur punen, janë mesazhe false nuk më përkasin mua, nuk kam asnjë akuzë për asnjë, as dyshime kush mund të ketë bërë një gjë të tillë. Dua që të mos publikohen mesazhe të tilla”-është shprehur Ndocaj.
Ndocaj ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike kohët e fundit për shkak të deklaratave të tij ndaj rivalit politik Pjerin Ndreu, ku premtonte qytetarëve lezhian nga 5 mijë Euro për çdo informacion dhe 50 mijë euro në shkëmbim të çdo video ku vetë Pjerin Ndreu kapej duke bërë pazare votash.
Discussion about this post