Në shkurt të këtij vetë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Blendi Çuçi inspektoi nisjen e punimeve të rehabilitimit të kanaleve vaditëse Murriz-Thanës-Krutje në Lushnjë, investim i BB me vlerë 3.4 milionë dollarë.
Në fjalën e tij drejtuar firmës kontraktore që ndërmori punimet ministri paralajmëroi se nuk do të toleronte aspak vonesat në përfundimin e projektit i cili prek 4300 ha tokë bujqësore dhe se ishte në ‘lojë’ autoriteti i tij.
“Nuk do të ketë asnjë justifikim për vonesën dhe kam ardhur personalisht për të thënë se kontrata duhet të zbatohet në kohë sepse është shumë e rëndësishme të kapim sezonin e vaditjes dhe po ua them qartë që nuk do të tolerohet asnjë vonesë“, thoshte ministri Çuçi në një video të cilën e postoi dhe në FB e tij.
Por sipas ish-sekretarit të Përgjithshëm të MBZHR-së, Vojo Bregu ky kanal nuk ka përfunduar, madje as gjysma e tij, afati për përfundimin e të cilit ishte maji 2019.
“Ky kanal NUK ka mbaruar. Madje as gjysma e tij!
Ministrit i është cënuar autoriteti ashtu siç e ka thënë në video.
Fermerët e zonës janë më shumë të interesuar për datën e përfundimit të kanalit se sa datën e zgjedhjeve.
P.S. Jam i sigurtë që edhe ky në krah të ministrit nuk di gjë“, shkruan Bregu në fb e tij bashkëngjitur videos të postuar nga vetë ministri.