Lionel Messi ka folur në lidhje me mundësinë për të luajtur me Neymar dhe Mbappe në konferencën për shtyp të prezantimit te PSG.
“Është me të vërtetë një çmenduri dhe jam i lumtur që do të ndajë ditët me ata dhe gjithë ekipin”, ka thënë Leo.
“Ka disa lojtarë të jashtëzakonshëm këtu dhe skuadra është e pabesueshme. Do të luaj me lojtarët më të mirë”.
Ndërkohë që presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka hapur konferencën për shtyp të prezantimit të Lionel Messi-t.
“Është një ditë e mrekullueshme dhe historike për klubin”, ka thënë ai. “Leo e bën futbollin magjik, të bukur”.
Më tej, numri një i PSG ka thënë:
“Jam shumë i gëzuar dhe krenar që prezantoj Leon si lojtarin tonë, është një ditë historike për klubin dhe botën e futbollit. Leo është i vetmi që ka fituar gjashtë herë Topin e Artë, i ka dhuruar magjinë e tij futbollit dhe do të jetë shumë bukur për të gjithë tifozët e PSG dhe gjithë botës. Është e pabesueshme ajo që kemi arritur të bëjmë”.