Jo Marney e dashura e një politikani në Britaninë e Madhe ka shfaqur hapur racizëm ndaj princëshës Megham Markle. Sipas raportimeve të Daily Mail, 25 vjeçarja është shprehur se “Fara e saj do mallkojë mbretërinë tonë. Është një fshatare e vogël budallaqe, tru vogël, ajo është e zezë, është Britani dhe jo Afrikë”
Fill pas kësaj deklarate Marni ka thënë se vërejtjet e saj janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe gjithashtu kërkoi falje për atë që ajo e quajti “gjuhë tronditëse”.
Gjithsesi kjo deklaratë e saj pati pasoja të rënda për të, pasi politikani britanik Henry Bolton vendosi të ndahej duke e dënuar fort deklaratën e saj dhe e ka cilësuar si të pajustifikueshme. Sakaq, Marney ka humbur edhe punën. (M.Q/Faxweb)