06:29 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“Është një gënjeshtër sa bishti i një komete”, reagon Alfred Peza për çështjen si i pandehur në Prokurori

13:47 | 25/05/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas bllokimit të pasurisë flet Peza: Kjo është e paprecedentë! Fakti që kam një pasuri prej X lekësh nuk është provë!

Deputeti Alfred Peza ka reaguar në lidhje me paraqitjen e tij të sotme në Prokurori. Ai thotë se e gjitha çfarë është shkruar në media është një gënjeshtër e madhe. Sipas tij çdo gjë do të qartësohet në Gjykatën e Lartë.

“Por, ndërsa isha brenda ambjenteve të institucionit, njoftohem se në median e një zelltari të shquar ndaj rastit tim, ishte shkruar se unë jam marë sot i pandehur. Një gënjeshtër sa bishti i një komete, si shumë gënjeshtra të tjera të prodhuara gjatë kësaj kohe pa hesap, ndaj personit tim. Çështja ndaj meje mban Numrin 1 dhe është regjistruar zyrtarisht ndaj meje, që në datën 28 shkurt 2017. Kështu që këtu nuk ka asgjë të re, ndaj rrini të qetë, se ka boll lajme të tjera për tu marë këto ditë.”, shprehet Peza. 

REAGIMI:

Për “kriminelin” Alfred Peza  dhe “engjëjt” e Prokurorisë!

Në orën 10.00 të ditës së sotme, isha thirrur në Prokurorinë e Përgjithëshme për tu njohur me përfundimin e hetimeve për pasurinë time, një çështje e cila tashmë është e ditur. Kjo është një procedurë krejt normale dhe rutinore. Ajo që e bëri sërisht të “bujshëm” këtë lajm, ishte diçka krejt tjetër. Fati e desh që Prokuroria të ishte kujdesur që mbërritje ime atje, “të koinçidonte” me takimin e parë mes ministrit të Ri të Brendshëm dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Kështu që kamerat dhe gazetarët e harruan për çfarë kishin shkuar dhe në të drejtën e tyre, zgjodhën që të fokusohen tek unë dhe avokati im, z. Ardian Visha.

Ndryshe nga sa u raportua, më duhet të them se sot nuk kishte asgjë të re, përveçse u vura në dijeni të përfundimit të procedurave të hetimit, akteve dhe shkresave siç ndodh për çdo çështje tjetër, përpara se ato do ti shkojnë për shqyrtim Gjykatës së Lartë.

Por, ndërsa isha brenda ambjenteve të institucionit, njoftohem se në median e një zelltari të shquar ndaj rastit tim, ishte shkruar se unë jam marë sot i pandehur. Një gënjeshtër sa bishti i një komete, si shumë gënjeshtra të tjera të prodhuara gjatë kësaj kohe pa hesap, ndaj personit tim. Çështja ndaj meje mban Numrin 1 dhe është regjistruar zyrtarisht ndaj meje, që në datën 28 shkurt 2017. Kështu që këtu nuk ka asgjë të re, ndaj rrini të qetë, se ka boll lajme të tjera për tu marë këto ditë.

Nuk kam asgjë më shumë për të thënë sot, sesa fjalia e vetme që artikulova në Prokurori: “Nuk dëshiroj të deklaroj (asgjë), për sa kohë çmoj që: çdo shpenzim i kësaj energjie nuk do të prodhonte asnjë rezultat, kundrejt një misioni jashtë detyrimeve ligjore që vijon të ndërmarrë prokurorja e kësaj çështje, ndaj meje”.

Ky ishte fundi i një filmi që unë e kisha parë kohë më përpara se Prokuroria e Përgjithëshme të vihej në lëvizje. Që në datën 13 janar 2017, ditën kur një media fabrikoi këtë lajm, me shpifje të ulëta e krejtësisht të pa bazë ndaj meje, për shkak të detyrës sime si deputet i PS në Kuvendin e Shqipërisë. Një rast ky që do të kemi kohë që ta sqarojmë juridikisht me avokatët e mi, pasi Gjykata e Lartë të thotë fjalën e saj në lidhje me akuzat monstruoze ndaj meje.

Dua të rikujtoj se e gjithë kjo farsë e ndyrë ka filluar të çmontohet, menjëherë pas tërheqjes sime nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit. Pasi Gjykata e Lartë, pak ditë më parë rrëzoi me vendimin unanim të pesë anëtarëve të Kolegjit Penal, kërkesën e Prokurorisë së Përgjithëshme për vendosjen e sekuestros preventive ndaj parave të mia.

Duke i falendëruar të gjithë të afërmit, miqtë dhe dashamirësit e mi, ju them se sot, jam më i qetë se kurrë më parë në jetën time. Sepse jo vetëm ju të gjithë, por edhe ata që më kanë akuzuar mua dhe që kurrë nuk erdhën asnjëherë përballë meje këto katër muaj për të mi thënë ato në sy, e dinë shumë mirë se unë nuk kam bërë asnjë krim. Sepse unë nuk i përkas asaj bote për të cilën më akuzojnë. Ndaj, mezi po pres ditën e gjykimit, kur drejtësia të thotë fjalën e vet.

Sa më përket mua personalisht, të gjithën këtë po e përjetoj si një eksperiencë të munguar dhe të radhës, të cilën nuk i’a uroj askujt. Pasi motivi që më ka shoqëruar këto ditë të vështira për Mirelën, Hergin, Almirin dhe nënën time, është një shprehje e Gëtes: “Gjatë gjithë jetës sime, shigjetat e helmit u nisën drejt meje. Por ato kurrë nuk më arritën, sepse unë i përkas një bote tjetër”.

 

 

 

Etiketa: Alfred Pezadeshmiaprokurorireagim
Pas

Vettingu, nis shqyrtimi i kandidatëve që nuk plotësojnë kërkesat

Para

Rrugët në gjendje të mjerueshme në lagjen “Radanec” të Korçës, banorët: Dera e bashkisë ka qenë e mbyllur

Para
Rrugët në gjendje të mjerueshme në lagjen “Radanec” të Korçës, banorët: Dera e bashkisë ka qenë e mbyllur

Rrugët në gjendje të mjerueshme në lagjen "Radanec" të Korçës, banorët: Dera e bashkisë ka qenë e mbyllur

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.