Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer komplimentat mbrëmjen e sotme për kryetaren e re të Kuvendit Lindita Nikolla.
I ftuar në Opinion, Kryeministri Rama deklaroi se Nikolla është zgjedhur në postin e Kryetares së Kuvendit sepse është një grua zonjë që ka treguar gjithmonë ndershmëri dhe seriozitet në detyrat e saj.
Pjese nga biseda:
Pyetja: Pse Lindita Nikolla kryetare e kuvendit?
Rama-Për të gjithë kontributin që ka dhënë në PS. Ka filluar nga shkalla e parë dhe ka mbërritur këtu ku është sot. Gjatë gjithë rrugëtimit të vet ka treguar ndershmëri, seriozitet dhe përkushtim. Është person i prirur për të folur me të gjithë. Dhe është një grua zonjë.
(E.H/Faxweb.al)