Sociologu Gëzim Tushi i ftuar ditën e sotme në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”, duke folur për situatën e krijuar në vend për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Tushi u shpreh se pas kësaj pandemie, shoqëria do të ndryshojë, do të ristrukturohet dhe sipas tij po ndodh një revolucion në miniaturë.
“Njerëzit janë të detyruar që të përshtaten dhe të mësohen me një jetë të re. Më saktë shoqëria do të ketë risktrukturimet e saj. Sikurse e dini shumë gjëra kanë ndryshuar që kur ka filluar epoka e liberalizimit në vendin tonë. Jemi bërë më të ftohtë, më ambiciozë, të gjitha këto do të pasqyrohen edhe në ndryshimet e strukturave shoqërore.
Dy rreziqe të mëdha kemi kaluar në një hark kohor siç ishte tërmeti dhe tashmë ky virus. Ky virus i panjohur, janë rreziqe që i shtohen dhe e bëjnë shoqërinë më të rrëshqitshme dhe më të pasigurtë.
Njërzit kanë një rutinë edhe pse janë brenda shtëpisë së tyre që është e sigurtë. Në kushtet ku ne jemi armikun e kemi tek porta do të thotë se është shumë i rrezikshëm djallëzor dhe mjekësia është e pafuqishmë. Mendoj se është izolim i shëndetëshëm. Ky kthim në familje është një fitore shumë e madhe, është një trumf. Erdhi koha që ti shpjegojmë rolet sipas pozicioneve. Njërëzit sot janë të dhënë pas garës, pas punës, pas pozicioneve. Kemi harruar të prindërojmë, pasi koha e prindërimit ka qenë e kufizuar.
Krizat kanë edhe virtyte sociale.Po ndodh një revolucion në miniaturë i shoqërisë këto ditë në ridimensionimin të marrdhënieve sociale të individit me tjetrin.”- tha Tushi.
(M.Q/Faxweb.al)