Ish-kandidati për President të SHBA-ve, Mitt Romney i cili sot mban postin e senatorit të Partisë Republikane, dhe është një nga anëtarët më të fortë të kësaj partie, është sulmuar ashpër nga Donald Trump.
Presidenti amerikan, ka hapur një front të ri në betejën për hetime dhe shkarkim të tij, duke e akuzuar ashpër Romney-n bashkë edhe ndaj demokratëve dhe medieve, të cilët e kanë akuzuar atë për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë në Ukrainë kur kërkoi që të hetohet djali i rivalit të tij më të madh politik. Ai tha se senatori Mitt Romney është një prapanicë pompoze që e ka luftuar atë prej fillimit.
Romney, i cili i kishte humbur zgjedhjet e vitit 2012 kundër ish-presidentit Barack Obama, e kritikoi të premten presidentin Trump për kërkesën që ia ka bërë Kinës për ta hetuar ish-nënpresidentin amerikan, Joe Biden. Kyi fundit është në garë brenda Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
“Pajtohem. Ai është një budalla që po punon për të mirën e demokratëve që nuk bëjnë asgjë. Shkarkojeni Romney-n”, shkroi presidenti amerikan më vonë, duke e sulmuar përsëri senatorin Romney, dhe duke thënë se i ka dëgjuar njerëzit në Utah se janë penduar që e kanë zgjedhur këtë senator në Senat vitin e kaluar.
Ai gjithashtu se kërkesa që ia ka bërë Kinës për hetimin e politikanit demokrat nuk kanë të bëjnë me politikë, por me korrupsion, shkruan “Reuters”
(F.GJ/FAXWEB.AL)