Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e lajmeve në RTV ORA referuar grabitjes së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, dy ditë më parë tha se kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga vetë shteti.
Ndër të tjera ai është shprehur se kjo ka qënë e njëjta skenë si e 2016 dhe po sipas tij ky është një skenarë shtetëror.
‘Kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga segmente të caktuara të shtetit. Me të njejtët skenarë të 2016. Me një falimentim të shtetit. Me një precizion të jashtëzakonshëm i cili mund të realizohet me një pjesëmarrje të elementeve të sigurisë së Aeroportit në Autoritetitn e Avizacionit Civil. Është një skenar shtetëror. Se s’ka bandidtë në botë që të organizojë dy herë të njejtin skenar në botë.”- ka thënë Berisha.
Ai ka vijuar më tej duke thënë se shteti është I falimentuar dhe ajo çfarë po bënë tani është vetëm vjedhja e vetes.
“Në 48 orë, shqiptarët kanë parë në ekrane jo vetëm hajdutët, por njerëz ordinerë në pushtet që njëri pas tjetrit deklaronin se përgjegjësia është e kinezit dhe se ata nuk ndjenin asnjë lloj përgjegjësie, pavarësisht se vasal kimiku siç po e quajnë rëndomtë ministrin e Brendshëm, ka qenë kryetar i bordit në kohën e gjeneral kanabisit të Noriegës së Shqipërisë, kryetar i bordit të aviacionit civil. Për të mbushur xhepat e çante kokën. Del Bellushka e lidhur këmbë e kryer me shefen e saj të kabinetit Bushi, me Riformaton se ata nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie. Këtu nuk ka përgjegjësi përveç kinezit, që unë nuk e di nëse ka apo nuk kanë përgjegjësi. Kemi një shtet të falimentuar plotësisht dhe një shtet që vjedh veten në shuma të mëdha”- shton Berisha.