Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, foli në lidhje me masat që do të merren për parandalimin e koronavirusit.
Rama u shpreh se duhet të merren masa, duke shtuar se do të mbyllen ambientet me shumë persona, siç janë pubet, diskot dhe palestrat.
“Të kontribojmë të gjithë në këtë luftë. Do ta trajtojmë si armik për të zvogërluar plagët dhe humbjet. Kjo është luftë, pasi në Italinë fqinje nuk ka më asnjë dyqan hapur. Jemi në kushtet ku shumëkush po luan me veten dhe tjerët. Po luan me motrën e vëllain, babanë dhe nënën. Kjo është forcë e verbër që të këput gjunjët. Po prek gjithë botën. Do mbyllen pabe, palestra. Ne do mbyllim pube, disko, palestra dhe mjedise që mbledhin shumë njerëz. Do i mbyllim të gjitha për të vendosur shëndetin të parin. Kjo gjë duhet bërë.
Nuk mund dot të shkojmë në palestër dhe sjellim sëmundje larg qoftë bashkëshortes shtatzënë. Nuk është luftë që do zgjasë me vite por çdo minutë është sa një vit, do të thotë vullnet në një të përditshme të rënduar. Nga dita e nesërme do të çojmë në shtëpi atë pjesë të administratës që mund të punojë përmes kompjuterit. Nëpër shërbime dhe sportele për të gjitha aplikimet online. Të gjitha shërbimet do të kërkohen online dhe do të merren online.
Është e domosdoshme që të krijohet një modifikim i bareve, restorante dhe largimi nga 2 metra ndëmrjet njëri-tjetrit. Është njësoj sikur të shmangesh nga plumbi, është e njëjta gjë.”- tha Rama.
Po ashtu Edi Rama deklaroi gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë tha se ata që janë në vijën e parë të luftës me koronavirusin do të marrin një shumë parash ekstra nga paga e tyre dhe përkatësisht mjekët dhe stafi mjekësorë do të marrin plus pagës nga 1 mijë euro në muaj.
Më tej Rama tha se shoferët dhe sanitarët e spitaleve të angazhuar në luftën ndaj koronavirusit do të marrin nga 500 euro mbi rrogën mujore.
Ai tregoi se nga dita e nesërme për ata pjestar të administratës shtetërore që munden të punojnë nga shtëpia, do të ndërpritetet vajtja e tyre në ambientet e punës duke pranuar dhe dërguar kërkesa online.
“Ata që janë në vijën e parë të luftës dhe që do të përballen me trupin e tyre, do të marrin krahas rrogës mujore edhe një pagesë ekstra. Kështu sanitarët me 500 euro shtesë, infermierët me 1000 euro plus në muaj, 1000 euro shtesë për gjithë stafin mjekësor.
Çfarë kanë ushtarët në vijën e parë të luftës? Ushqime dhe farmaci. Por që të mos vijë puna tek kjo gjendje, kërkoj nga farmacitë se unë jam i pari për të lidhur fjalët me veprat, pavarësisht se nuk me gjykoni ju nga afër, zbatoj rregullat. Shteti është i detyruar të ndalojë atë që shumë kush po luan me veten dhe të tjerët. Duke i bërë karshillëk një armiku që s’ka fare as veshë, as zemër as sy. Është i verbër që të futet në zemër, të thyen brinjët, të shtrin në tokë, siç po ndodh në gjithë botën. Ne nuk mund të pranojmë që disa njerëz të ikin pa luftuar deri në fund.” tha Rama.