Pedagogu Erlis Çela ka qenë i ftuar ditën e sotme në Fax News për të folur mbi aksionet e fundit të ndërmarra nga SPAK kundër funksionarëve publikë.
Çela deklaroi se është për t’u habitur si qeveria nuk merr asnjë përgjegjësi për skandalin me uniformat e policisë, duke shtuar se nuk është nga ata që besojnë se përgjegjës për një tendër kaq të madh qenka thjesht një specialist apo një drejtoreshë dhe Ministri, Sekretari i Përgjithshëm apo zv/Ministrat nuk qenkan në dijeni.
Mes të tjerash, Erlis Çela ngriti pikëpyetjen përse SPAK merret me këtë çështje në rast se të gjithë më të rëndësishmit e Ministrisë s’paskan dijeni për skandalin me tenderin, por kjo paska qenë përgjegjësi e thjesht një specialisti.
“Mund të fshihen pas procedurave të ndryshme, por ata që e njohin administratën shqiptare e dinë shumë mirë që një spedcialist nuk është vendimmarrës për tendera që kalojnë miliona euro. Ata i janë hedhur publikut si mish për top. Mendoj se përgjegjësia është më lart. Është një tender që ka përmasa skandaloze. E çuditshmja është që nuk ka përgjegjësi politike. Aktorët nuk marrin as përgjegjësi morale, se sigurisht përgjegjësi vullnetare nuk ka. Madje kemi përpjekje ta hedhin topin te procedurat. Ministri nuk di asgjë për procedurat. Sekretari i Përgjithshëm nuk di gjë. Zv/Ministrat jo. Duket sikur kemi një çështje thjeshtë burokratike, nëse është kështu atëherë kjo nuk është çështje që duhet të merret SPAK-u. Shkelje e barazisë në tendera apo një shkelje e procedurave. E shikoj si një dosje të madhe por ende jo e plotë. Nuk jam nga ata që besojnë se një specialist në një institucion të caktuar të përcaktojë fatin e tenderi kaq të madh. Është për t’u habitur si nga qeveria nuk ka marrje përgjegjësie“, tha ai.
Nga ana tjetër, Pedagogu theksoi se SPAK ende nuk është në pritshmëritë e qytetarëve, pasi ende nuk po merret me çështjet që konsiderohen problematike për korrupsionin në Shqipëri. Gj
“Unë mendoj se nuk janë aq të lartë. të paktën nga pritshmëria që egziston. Megjithatë nuk jam nga ata që paragjykoj aksionet e SPAK. jemi në fillesat e goditjes së goditjes së krimit të organizuar apo korrupsionit. Sa i përket aksioneve shikoj që ende nuk ka goditje të çështjeve të mëdha të diskutuara shumë në opinionin publik, siç janë koncesionet, etj. Kemi disa lëvizje në drejtimin e duhur do të thoja nga SPAK. Disa dosje nuk duhet të jenë themelore që merret SPAK. E shikoj këtë një angari për SPAK, duke qenë se pritshmëria për këtë institucion është shumë e lartë. Publiku ka më shumë se 5-6 vite që pret goditjen e akteve madhore të korrupsionit, që janë gangrenë të kësaj qeverisjeje dhe ndoshta më para. Megjithatë do të shikoj si do vijojë ecuria e këtyre aksioneve. Nuk dua të paragjikoj. Pres të hapen dosje të mëdha. Me këto që kemi dëgjuar deri më tani nuk janë në nivelin e pritshmërive”, deklaroi Çela.
(E.H/Faxweb.al)