12:49 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Është prokuror i dosjes ”së vonuar 339”, merret vendimi në KPK për Vladimir Marën

09:35 | 14/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Është prokuror i dosjes ”së vonuar 339”, merret vendimi në KPK për Vladimir Marën

Komisioni  i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që të konfirmoë në detyrë prokurorin e dosjes 339, Vladimir Mara.

Ai është hetuar në të tria kriteret, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale, dhe pas këtij procesi ka rezultuar i pastër.

Prokurori i Krimeve të Rënda është kandidat për t’u bërë pjesë e strukturës së Posaçme Anti-korrupsion dhe Kundër Krimit të Organizuar.

Çfarë u konstatua në seancën dëgjimore në KPK:

Hetimi ndaj prokurorit Vladimir Mara është kryer në të tre kriteret e rivlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale. Për pasurinë, ILDKPKI, ka dorëzuar një raport me konstatimin se, deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Nuk ka fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë. Gjithashtu, ai nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

KPK ka kryer një hetim të thelluar për pasurinë e Marës, ku ka rezultuar se ka: kursime nga paga si oficer i policisë gjyqësore dhe si prokuror, si dhe nga puna bashkëshortes në vlerën 950 mijë lekë. Po ashtu ka llogari kursimesh në vitin 2012, në emër të vajzës në shumën 200 mijë lekë.

Nga hetimet, KPK arrin në konkluzionin se subjekti ka burime për krijimin e llogarive dhe këtyre pasurive të deklaruara. Në lidhje me përdorimin e një apartamenti në Tiranë. Në këtë banesë jetojnë prindërit e tij dhe familjarë të tjerë. Subjekti ka deklaruar edhe një banesë private, në bashkëpronësi me prindërit dhe vëllezërit.

Nga hetimi i kryer nga Komisioni, ka rezultuar se ka një deklarim të saktë për pjesën takuese. Por ka pasur disa pasaktësi në deklarimin e vitit 2008. Në përfundim të hetimit për burimin e të ardhurave për ndërtimin e kësaj banese. Subjekti ka dhënë shpjegime që do të merren parasysh. Në lidhje me një makinë Mercedes Benz,të deklaruar nga subjekti në vlerën 600 mijë lekë. Subjekti ka përfituar 477 mijë e 30 lekë, si dëmshpërblim të një makine tjetër e cila është aksidentuar.

Mjeti “Land Rover”, ishte blerë nga prokurori te kushëriri i tij, por nuk është bërë kontratë. KPK ka kërkuar shpjegime për likuidimin e mjetit, nxjerrjen e tij jashtë përdorimit pas aksidentit dhe burimin e ligjshëm të kësaj pasurie. Këto shpjegime, KPK do t’i marrë në konsideratë para marrjes së vendimit. Në lidhje me kreditë konsumatorë, KPK u shpreh: ka rezultuar se subjekti ka kryer blerje të objekteve shtëpiake me hua, të cilat nuk janë deklaruar. Nga analiza financiare, subjekti rezulton se ka pasur burime për t’i shlyer të katër huat.

(E.K/Faxweb.al)

 

Etiketa: kalon vetingun vladimir maravladimir mara
Pas

“Braktisja” e universiteteve, mbi 40% e të rinjve 25-39 vjeç janë me arsim fillor

Para

VIDEO/ Shkrumbohet autobuzi i biznesmenit shqiptar, panik në Athinë

Para
VIDEO/ Shkrumbohet autobuzi i biznesmenit shqiptar, panik në Athinë

VIDEO/ Shkrumbohet autobuzi i biznesmenit shqiptar, panik në Athinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon sërish konstituimi për të 35-tën herë i Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet pas 48-orësh

Emri/ Vihet në pranga 32-vjeçari në Elbasan, vodhi në bashkëpunim me një person tjetër një celular. Në kërkim autori tjetër

Shkeljet ligjore me votën e Diasporës, PD i kërkon KQZ-së të bëjë transparente masat e marra ndaj përgjegjësve që administruan procesin zgjedhor (VIDEO)

Elbasan/Finalizohet operacioni policor “Night”: Në pranga një autor, në kërkim bashkëpunëtori

Gjimnazi “Sulejman Elezi” në Laknas, Manastirliu: Kushte moderne mësimi, biblioteka, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive

5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

EMRAT/ Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi. Ishin shpallur në kërkim për kultivimin e 400 bimëve narkotike (video)

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare. Policia sekuestron 500 mijë euro (FOTO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.