12:24 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Është seksi të gjesh ngjarje që të shokohen njerëzit”, ZGJIDHJA-Ramës: Pa bërë ende betimin e ka me nxitim si t’i hapë rrugë importit të plehrave

10:22 | 04/07/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kokëdhima kokë më kokë me Metën, 45 minuta diskutime (DETAJET)

Pak ditë më parë kryeministri Rama në një intervistë të dhënë për një television francez bëri një deklaratë shokuese sa i përket importit të plehrave.

Ai tha se veprimtaria e qeverisë së tij ka qenë në përputhje me legjislacionin që kërkon BE-ja.

“Televizionet franceze e kanë kthyer këtë në drejtimin e gabuar. Kjo, çështja e riciklimit ishte vetëm për ta përshtatur me legjislacionin evropian.

E drejta e industrisë për të importuar dhe eksportuar, këtë do të thotë. Kjo më pas u shndërrua në diçka tjetër. Duket sikur është diçka seksi që të gjesh ngjarje që të shokohen njerëzit”, është shprehur Rama.

Për këtë ka reaguar dhe lëvizja “ZGJIDHJA” e Kokëdhimës që thotë se Rama pa bërë ende betimin para Kuvendit ka nxitim në formë makthi, si t’i hapë rrugë importit të plehrave.

REAGIMI I ZGJIDHJES:

Pa bërë ende betimin para Kuvendit, pa mbajtur ende fjalimin e politikave publike që do të zhvillojë gjatë mandatit të dytë, dhe pa shpallur ende qeverine e re, kryeministri Rama, ka nxitim në formë makthi, si t’i hapë rrugë importit të plehrave.

Me kokën e tij, pa pyetur njeri, me një përbuzje të pashoq për opinionin publik vendas, ai ia rezervoi një stacioni të huaj televiziv, vendimin më delikat që mund të merret në Shqipëri në lidhje me importin e plehrave. Zgjidhja denoncon orvatjet e kryeministrit për ta justifikuar importin e mbetjeve me legjislacionin europian.

Komisioni Europian është shprehur se Shqipëria nuk e ka infrastrukturën e nevojshme për monitorimin, kontrollin dhe raportimin e mbetjeve të importuara. Rama ende nuk ka marrë rezultatin e hetimit mbi mijëra tonelatat e plehrave të rrezikshme që kanë hyrë nga Durrësi për gjoja tranzit në Maqedoni dhe që s’kanë dalë kurrë nga territori shqiptar. Atij s’i interesojnë këto hetime, po ku të groposë helmet e huaja në tokën tonë. Edi Rama s’paska marrë mësime nga e kaluara e afërt. Ai e kishte edhe shumicën me “1 milion” vota me 2013 dhe vrapoi t’u bënte peshqesh shqiptarëve armët kimike siriane. Pastaj edhe të kërkonte të kalonte në parlament ligjin për importin e mbetjeve me pretekstin se po falimentonte industria ricikluese. ZGJIDHJA do të luftojë përkrah shqiptarëve me çdo mjet që ky projekt ogurzi të bllokohet dhe anulohet njëherë e përgjithmonë!

Etiketa: kokedhimazgjidhja
Pas

“Duhet të çlirohemi pa keqardhje nga zinxhirët e së kaluarës, nga robërimi vetëmburrës”

Para

Sekuestrohen 360 mijë metër katrorë truall në bregun e Spillesë, si u zbulua që ishte përfituar në mënyrë të paligjshme

Para
Sekuestrohen 360 mijë metër katrorë truall në bregun e Spillesë, si u zbulua që ishte përfituar në mënyrë të paligjshme

Sekuestrohen 360 mijë metër katrorë truall në bregun e Spillesë, si u zbulua që ishte përfituar në mënyrë të paligjshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha reagon ndaj zgjatjes së hetimeve për Ilir Metën: Akt politik dhe kriminal – Rama dhe Troplini do të përgjigjen

“20 mijë euro për një vrasje-dëshmia që implikon emra të njohur të krimit”

“Me 30 mijë euro shpëtohen të gjitha bagëtitë”/ Vaksina kundër murtajës së bagëtive, janë shfaqur tre vatra të sëmundjes

“Morëm 50 mijë euro për vrasjen e Albi Bashaliut”, i penduari i drejtësisë Tafani vijon rrëfimin përpara togave të zeza

Shkodër/Nëna kallëzon në polici: Vajza 17 vjeçe ka ikur nga banesa

Tentoi të vjedhë në një makinë gjatë natës, arrestohet 36-vjeçari

Dështon tentativa e 30 për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës

Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule paraqitet në SPAK(VIDEO)

Dy të shumëkërkuar ekstradohen nga Dubai në Shqipëri, pjesë e grupeve kriminale

Konflikt i armatosur mes bandave të drogës në Ekuador, 8 të vrarë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.