Anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seiti është përpjekur të shpjegojë se çfarë është konflikti i interesit përmes matematikës. Emri i saj në fakt është shumë i debatuar sepse ndryshe njihet edhe si prokurore e komunizmit.
Në një prej mbledhjeve të KLP, Seiti ka deklaruar se konflikti i interesit është një takim mes dy drejtëzave. Kjo është një mënyrë e padëgjuar më parë për shpjegimin e një çështjeje të tillë.
“Kryetar, në fakt nëse do e shpjegoja në një mënyrë tjetër, se unë kam arritur duke e trajtuar të drejtën njësoj si shkencë ekzakte duke e marrë shumë seriozisht, e kam parë në një këndvështrim matematikorë duke bërë një figurë të tillë gjeomerike.
Konflikti i interesit është një takim i dy drejtëzave ku njëra ose tjetra kanë interes lehtësues ose rëndues në të tashmen ose subjektivisht në të ardhmen. Këtu nuk shikojmë asnjë nga këto elemente, pra nuk kemi të tashme dhe nuk kemi një të ardhme të mundshme. Këto janë thjesht dy subjekte në punët e tyre në mënyrën e tyre të aktivitetit ditor. Kështu që nuk shikoj asnjë konflikt interesi”, ka deklaruar Seiti në mbledhje.
(M. I./ Faxweb.al)