Ambientalisti i njohur Sazan Guri ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend duke u shprehur pro qëndrimit të Presidentit, Ilir Meta duke argumentuar se ai është qëndrimi i unitetit kombëtar.
Guri vijon më tej duke thënë se, zëri i Metës është edhe zëri i gjithë qytetarëve dhe i arsyes “që na bashkon në këtë dhimbje politike”.
“Mbeshtetje pa fund zerit legjitim, zerit te unitetit kombetar, Presidentit te Republikes, z. Meta, sepse eshte edhe zeri yne, zeri i arsyes, zeri i te pareve tane zeri qe na bashkon, zerit qe kete dhimbje politike na bene ta kalojme, me respekt per te gjithe ju miq te FB dhe per popullin fisnik shqiptar, Prof. Sazan Guri”, shkruan Guri.
(F.GJ/FAXWEB.AL)