14:17 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Është zyrtare, Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e Tahirit dhe emërimin e Xhafajt

10:07 | 20/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ministrat e rinj, procedurat që do të ndiqen deri në votimin në Kuvend. A do të heqin dorë nga mandati i deputetit?

Ashtu si e kishte lajmëruar edhe dje Presidenti Nishani ka dekretuar ndryshimet e propozuara nga Rama në qeveri.

Edhe pse emri i Xhafajt ka qenë gjerësisht i kontestuar edhe nga opozita dekretimi i tij ka qenë e vetmja zgjedhje pas saktësimit në Kushtetutë.

‘’Në vlerësimin tim kandidatura e ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme. Por, Kushtetuta nuk ia jep të drejtën Presidentit të Republikës për të refuzuar një kandidaturë për ministër, pasi i vetmi kusht i cili përcakton Kushtetuta për të qenë ministër është ai i kritereve për të qenë deputet.

Në rast se Kushtetuta e vendit do t’ia njihte të drejtën Presidentit, për të refuzuar propozimet e Kryeministrit bazuar në arsyetime, unë  do ta refuzoja kandidaturën e ministrit të Brendshëm.

Në kushtet që Kushtetuta nuk ia njeh këtë drejtë Presidentit, unë besoj dhe shpresoj që ai institucion që Kushtetuta ia njeh këtë të drejtë për të vlerësuar kandidaturat për ministër që është Parlamenti i Shqipërisë, do të gjykojë dhe vlerësojë të gjitha rrethanat, situatën politike dhe specifikën që ka jeta shoqërore, publike e politike e vendit, që janë zgjedhjet e ardhshme politik’’, u shpreh dje Nishani.

Prej javës së shkuar Saimir Tahiri ishte shkarkuar nga Rama së bashku me tre ministra të tjerë, Blendi Klosi, Ilir Beqaj dhe Bledi Çuçi.

Në vendin e tyre janë emëruar Fatmir Xhafaj për Ministrinë e Brendshme, Ogerta Manastirlliu për Ministrinë e Shëndetësisë, Olta Xhaçka për Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Eduart Shalsi për Ministrinë e Pushtetit Vendor. 

Tashmë emrat e ministrave të rinj pritet të votohen edhe në Kuvend, ku nuk priten surpriza pasi LSI ka deklaruar se ndryshimet në qeveri janë vullnet i kryeministrit Rama. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: dekretimi i kater ministravekuvendipresidenti nishanitahirixhafaj
Pas

Dafina Zeqiri zgjedh një mënyrë krejt orgjinale për t’iu përgjigjur kritikëve (FOTO)

Para

Me urgjencë Olta Gixhari kërkon ndihmë në mesnatë, çfarë i ndodhi aktores seksi. Dikush i përmend foto nudo (FOTO)

Para
Olta Gixhari nuk përmbahet, “çmendet” pas këngëtares, e puth në buzë (FOTO)

Me urgjencë Olta Gixhari kërkon ndihmë në mesnatë, çfarë i ndodhi aktores seksi. Dikush i përmend foto nudo (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Monitorimi me dron në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, Guardia di Finanza inaguron laboratorin në Tiranë për përpunimin e të dhënave

SHBA/ Rubio shkarkon 100 punonjës të Këshillit të Sigurisë përmes emailit

Zgjedhjet e 11 majit/ KSHZ miraton rezultatet e zgjedhjeve për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

Forumi Ndërkombëtar i Familjes përfundon në Stamboll me thirrjen për të mbrojtur vlerat e familjes

Berisha: Narko-shteti do certifikojë farsën e tij! Nuk njohim zgjedhjet! Kartelet janë njëri aspekt, do paraqesim dimensione të tjera

Gjashtë të vdekur në Rripin e Gazës, mes tyre dy të mitur, nga sulmet ajrore izraelite gjatë natës

Operacioni “Ura”/ Berisha thirrje Trumpit: Shpall organizatë terroriste kartelet e drogës!

Irani: Raundi i pestë i bisedimeve me SHBA-në është më profesionali deri tani

Rrjeti i falsifikimeve bie në rrjetë: 4 laboratorë, dhjetëra vula dhe 50 mijë euro të kapura

Shtëpi bari në Australi? Reagon aktori Elvis Pupa: Prej një muaji jam në Tiranë, Belina…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.