Protestuesit që kanë bllokuar segmentin rrugor Tërnavc-Klinë e Epërme, për të mos lejuar shkuarjen e Vuçiqit në Banjë, kanë filluar të bëjnë edhe veprime radikale.
Në këtë foto shihet se ata kanë ndezur një zjarr të madh në Vojtesh, i cili është një veprim simbolik paralajmërues për Vuçiçin, raporton gazeta online Veriu.info.
Përveç segmentit rrugor në Tërnavc, rrugët janë bllokuar edhe në Runik dhe fshatra të tjera .
Përveç në Tërnavc, rruga për të shkuar në Banjë të Skenderajt Vuçiqit i është bllokuar edhe në fshatin Runik.
Në Tërnavc protestuesit kanë grumbulluar goma dhe drunj, të cilave ua kanë vënë flakën. Presidenti serb ditën e djeshme vizitoi dhe Gazivodën, edhe pse autoritetet në Kosovë në fillim nuk i kishin dhënë leje, por ndryshuan qëndrim pas “presionit nga ndërkombëtarët”.
Vizita e Vuçiç në Kosovë ka shkaktuar polemika në Kosovë pasi analistë dhe politikanë e kanë parë këtë si cënim i sovranitetit të Kosovës.
Nuk dihet nëse presidenti serb do të arrije të vizitojë Banjën, pasi siç duket një veprim i tillë mund të shkaktojë trazira të rrezikshme në very të Kosovës. (B.H/Faxweb)