Deputetët kanë votuar në shumicë dërrmuese votash pro raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Pas rreth 4 orësh diskutimesh, lidhur me gjetjet e Komisionit 104 deputetë kanë qenë dakord me përfundimet e arritura, duke i hapur rrugë rrjedhimisht shkarkimi të presidentit.
REZULTATI I VOTIMIT:
Pro 104 deputetë
Kundër 7
Abstenim 2
Të pavflefshme 1
Tashmë pritet që deputetët të votojnë sërish sa i takon pyetjes së drejtpërdrejtë për shkarkimin e Metës.
Burime bëjnë me dije se për të votuar për shkarkimin e Metës është rikthyer në Kuvend edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka sallën menjëherë pas fjalimit të shkurtër që mbajti në seancë.
Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend më herët, Rama tha se Meta i ka humbur të gjitha pritshmëritë e publikut për të garantuar unitetin e popullit. (Lexo ketu lajmin)
Faxweb.al ka zbardhur dhe emrat e deputetëve që kanë votuar kundër raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e Metës.
Ata janë:
Elda hoti
Adriatik Alimadhi
Artur Rroshi
Suzana Topi
Lefter Maliqi
Gjetan gjetani
Fatjona Dhimitri
(E.K/Faxweb.al)