Një femër nga Tirana, 28 vjeçare, tregon me detaje se si ushtron atë që e quan punë për të jetuar më mirë dhe përmend faktin se shitjen e trupit e ndërthur me seksin në grup sipas kërkesave të klientëve.
28 vjeçarja pohon se e ka ngritur punën prej shoqeve dhe më pas punoi me veten duke bërë ndërhyrje që e nxitën të rrisë çmimet si eskortë shoqëruese për shqiptarë dhe të huaj.
“Rreth 7 vite më parë, kur isha 21 vjeçe, fillova të kuptoja që më pëlqente të bëja shopping, por rroga në Shqipëri ishte e pamjaftueshme, që unë të mund të blija ato çfarë dëshiroja. Prandaj si të vetmen mënyrë që të realizoja të gjitha dëshirat që kisha, ishte të shisja trupin tim”, rrëfen eskorta që do të mbetet anonime, në një intervistë në Euroneës Albania.
Vajza rrëfen se ka zgjedhur këtë “profesion” pasi ka parë se sa mirë jetonin shoqet e saj me paratë që merrnin duke “punuar” si të tilla.
“Shoqja ime e bënte një gjë të tillë, ashtu sikurse edhe një pjesë e mirë e shoqërisë, dhe kjo qe një tjetër shtysë që të bëhesha edhe unë si ato, me idenë që të jem edhe në të njëjtin nivel ekonomik. Klientët e parë m’i gjeti shoqja ime”, tregon vajza.
Nëpërmjet klientëve, vajza zgjeroi dhe numrin e kontakteve. Në fillim me shqiptarë dhe më vonë me të huaj. Ka raste kur klientët iu dërgojnë vajzave eskortë makina luksi për t’i marrë e për t’i çuar në destinacione.
“Shërbimet i kryenim në vende të ndryshme dhe ka pasur raste që i kam pritur edhe në shtëpinë time, kur kanë qenë klientë të përsëritur. Unë disa herë përdor makinën time, dhe më pas iu kërkoj edhe paratë e transportit klientëve, ose lëviz me taksi”, rrëfen vajza.
Me kalimin e viteve taksistët u kthyen edhe në ndërmjetës mes vajzave dhe personave që kërkojnë këto shërbime. Kjo ndodh sidomos për të huajt, të cilët vijnë për disa ditë qëndrimi në vendin tonë, por kontaktet e tyre mund ti gjesh edhe në recepsione hotelesh.
“Klientët janë nga më të ndryshmit. Kulmi i punës sonë është kur vijnë biznesmenë të huaj që kërkojnë shoqëruese, meqenëse janë larg familjes dhe jetës së tyre”, tregon eskorta.
Por sigurisht që eskortat kanë një pagesë më të lartë se vajzat që prostituojnë në rrugë.
“Tarifat variojnë, por në fillim merrja 100 euro. Pasi punova dy vjet, në vitin 2016 fillova të bëja edhe disa investime dhe ndërhyrje tek vetja. Bëra ndërhyrje në fytyrë dhe në disa pjesë të trupit dhe rrita edhe çmimin, pasi kisha standarde më të larta”, shprehet vajza eskortë.
Me bërjen e ndërhyrjeve kirurgjikale çmimi vijonte të rritej. Këtë logjikë e përdorin të gjitha vajzat që ushtrojnë këtë “profesion”.
“Kështu tarifa shkoi 200 euro për dy orë shërbim seksi. Ndërsa për ata që duan shoqërim apo ekspozim, tarifa, brenda vendit tonë, të paktën flas për veten time, është 500 euro. Por po kaq e kanë edhe vajzat e tjera”, rrëfen vajza.
Çdo ndërhyrje në trup, përkthehet në rritje pazari për ata që duan shërbimin.
Por “gjahu” më i mirë për këto vajza janë të huajt, sidomos ata që jetojnë jashtë. Personazhi ynë eskortë, ka arritur të gjejë lidhjet e duhura për të hyrë në tregun italian dhe atë turk.
“Në shërbimet me të huajt, ata janë më të sjellshëm. Kryesisht janë italianë klientët e mi, biznesmenë që vijnë për të investuar në Shqipëri. Ndërkohë, më ka ndodhur që klientë të më kenë kërkuar për të udhëtuar jashtë me ta. Unë kam qenë kryesisht në Turqi, ku kam bërë shopping nëpër qendra tregtare, i cili ishte plus tarifës që do të merrja që shkoi afro 15 mijë euro për një javë shoqërim,” – tregon ajo.
Vajza punon e pavarur dhe i gjen klientët vetë, kjo ka bërë që të ketë pasur dhe klientë që kanë abuzuar me të.
“Ka pasur raste që edhe më kanë mashtruar. Një rast për shembull, më ka ndodhur me një klient 23 vjeçar, i cili u deh dhe abuzoi me mua. Ka pasur edhe një rast që një klienti më ka gjuajtur me telefon kokës”, rrëfen vajza.
Ka pasur raste që klientë të ndryshëm kanë pasur kërkesa të ndryshme dhe në një nga këto kërkesa është marrëdhënia në grup.
“Ne punojmë ndonjëherë edhe në grup. Pra në një darkë duhen disa vajza dhe unë marrë katër vajza që i njoh. I pyes vajzat sa para duan secila, 400-500 euro, këtë shumë ia them klientit, i cili nëse bie dakord ka aq vajza sa dëshiron”, thotë eskorta.
Në fund të rrëfimit personazhi ynë tregon se kjo mënyrë jetese është një filozofi jete për të.
“Këtu në Shqipëri nuk mund të jetosh siç duhet, ndryshe”, mbyll rrëfimin eskorta.