Mbrëmjen në media u tha se një konkurrent i spektaklit “Hell’s Kitchen” kishte tentuar të presë damarët.
Familjarët janë shprehur se ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë regjistrimit të puntatës së rradhës ku konkurrenti nuk e ka përballuar dot presionin. Si pasojë e ngjarjes së rëndë, janë ndërprerë edhe xhirimet e emisionit.
I kontaktuar nga “Anabel.al”, Renato Mekolli foli për herë të parë në lidhje me këtë ngjarje duke komentuar se kjo situatë është ekzagjeruar.
“E kanë ekzagjeruar kur thonë se programi nuk do të transmetohet. Emisioni do të vazhdojë të transmetohet siç ka ndodhur deri tani.” – është shprehur Renato Mekolli.
Ndërkohë që i pyetur nëse është e vërtetë se konkurrenti ka tentuar të presë damarët, ai është përgjigjur pas një heshtje të shkurtër: “Do ta shihni në javët në vazhdim”.
Duket se lufta për sa më shumnë audiencë ka bërë që në një prej televizioneve kombëtare në vendin tonë të mund të transmetohen dhe skena të tilla, që duhet thënë që nuk janë aspak edukative për publikun.
(E.K/FAXWEB.AL)