Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është përgjigjur akuave të Presidentit Ilir Meta me kundërakuza në lidhje me emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke i konsideruar si ‘halli që ka për reformën në drejtësi’.
Gjonaj e quan betejën e Metës të konsideruar prej këtij të fundit si mbrojtje të Kushtetutës si një aksion për funksione politike, duke shtuar po bën një shoë presidencial.
“Sot jam në këtë komunikim me ju, dhe nëpërmjet jush, përpara opinionit publik, për të shtjelluar me përgjegjësinë time të plotë politike, profesionale e qytetare, një temë që është kthyer në thirrje për protestë nga as më shumë dhe as më pak, po vetë Presidenti i Republikës.
Nuk e kam bërë këtë shtjellim më parë, sepse kam gjykuar që i duhej lënë Presidentit koha dhe hapësira e plotë mediatike për të ezauruar të gjitha seritë e spektaklit të tij politik mbi “grupin armiqësor dhe kriminal” në Ministrinë e Drejtësisë.
Nuk e bëj këtë sqarim sot as për t’iu përgjigjur Presidentit, për morinë e akuzave dhe as për tju përgjigjur fjalëve të padenja që ka lëshuar publikisht në drejtimin tim, personalisht apo përmes zëdhënësve të tij. Une u rezervoj të gjithë keqardhjen time për hallin e madh që i motivon në luften kundër Reformës në Drejtësi, por akuzat ndaj meje nuk i lehtëson nga pozita e tyre.
Presidenti ka krijuar një kauzë fiktive në funksion të betejave të tij politike, që në çdo rast nuk janë në përputhje me përgjegjësitë e tij të larta kushtetuese, si përfaqësues i unitetit të popullit, në momentin e rëndësishëm që po kalon Shqipëria në prag të negociatave.
Deformimet e rënda faktike, juridike dhe logjike të këtij shoë politik presidencial mbi gjoja rrëmbimin e kompetencave të Presidentit janë mbresëlenese për këdo që i di faktet.
Per shembull, kujt dhe per çfarë i drejtohet në thirrjen e tij të dëshpëruar zoti President, mbi zgjedhjen e anetarëve të Gjykatës Kushtetuese, kur sot gjyqtarja e zgjedhur prej tij me një procedurë në kundërshtim me Kushtetutën dhe të paligjshme ushtron funksionin si anëtare e GJK?
Dhe pikërisht për një informim korrekt mbi faktet, të kujtdo që dëshiron të dije si qëndron e vërteta e tërë kësaj orvajtje të dëshpëruar kundër Reformës në Drejtësi, sipas Kushtetutës, ligjit dhe praktikës që po ndërtohet gjatë këtyre viteve, po vijoj si më poshtë:
Së pari: Presidenti artikulon papushim për të drejtën e tij për të pezulluar numërimin e ditëve të afatit qe i jep ligji kushtetues, për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pezullimi i një afati prekluziv që as nuk pezullohet dhe as ndryshohet nga institucioni që duhet të veprojë sipas afatit, është një koncept që faktikisht nuk ekziston në asnjë praktikë kushtetuese. Pra juridikisht mund të konsiderohet nonsens dhe logjikisht më së paku një lajthitje ligjore.
Së dyti: parashikimet ligjore dhe kushtetuese për përzgjedhjen e anëtarit të GJK nga Presidenti janë shumë të qartë. Sipas parashikimeve të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti ushtron të drejtën e zgjedhjes së gjyqtarit kushtetues brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve ne Drejtësi.
Presidenti e ushtron të këtë të drejtë në dy forma, a) ose nëpërmjet dekretit ose b) në mënyrë të heshtur, duke pranuar që kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të konsiderohet i emëruar.
Qëllimi i vendosjes së këtij afati apo mekanizmi zhbllokues ka qënë pikërisht shmangia e bllokimit të zgjedhjes së anëtarit të gjykatësit kushtetues për shkaqe politike apo teknike. Kjo ishte edhe një nga risitë e reformës në drejtësi e përkrahur edhe nga Komisioni I Venecias.
Por çfarë ndodhi? Afati 30 ditor i Presidentit për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese përfundoi dhe Presidenti nuk e shfrytëzoi kohen 30 ditore. Theksoj se ky është një afat prekluziv, pra i pandryshueshëm dhe i pa-pezullueshëm, për shkak se vetë ligji e ka lidhur kalimin e këtij afati me ardhjen e një pasoje. Pra, me kalimin e këtij afati, bëhet automatik emërimi si anëtar i Gjykatës Kushtetuese i kandidatit që është renditur i pari.
Për këtë shkak, Arta Vorpsi, që ishte renditur e para nga KED si institucion I pavarur, konsiderohet e zgjedhur gjyqtare Kushtetuese automatikisht nga ligji (ex lege) me datë 08.11.2019.
Së treti: Presidenti paraqet papushim një rrëfim me natyrë policeske, lidhur me botimin në Fletoren Zyrtare të zgjedhjes së zonjës Arta Vorpsi. Bërthama e rrëfimit është thjeshtë dita e shtunë. Pra fakti se botimi në Fletoren Zyrtare është bërë të shtunën, i ka mjaftuar zotit President të dal në konkluzionin se jemi përpara një konspiracioni armiqësor, përmes të cilit synohet një grusht shteti”, tha ndër të tjera Gjonaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)