Prej disa kohësh tashmë ministrja e drejtësisë, Etilda Gjona, ka lajmëruar nisjen e vettingut në sistemin e drejtësisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Gjonaj shkruan se ky është hapi i parë që është marrë për pastrimin e plotë të radhëve të punonjësve të burgjeve nga element të inkriminuar.
Përmes një tabele ajo ka treguar se mbi 130 punonjës të burgjeve kanë rezultuar me rekorde penale, ndërsa 70 të tjerë nuk kanë pasur arsimin përkatës.
Postim i plotë:
Verifikimi i pastërtisë morale të punonjësve të sistemit të burgjeve, hapi i parë për pastrimin e plotë të radhëve të punonjësve të burgjeve nga elementët e inkriminuar. Shumë shpejt një sistemi i ri rekrutim-trajnimi në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, për të siguruar një trupë shërbimi të pastër moralisht, të pandikuar politikisht dhe të aftë profesionalisht. #reformaneburgje
(E.K/FAXWEB)