Të paktën 50 njerëz janë vrárë në Etiopi pas vdèkjes të një këngëtari popullor ngjarje e cila ndezi pròtesta të mëdha në rajonin e Oromia, ka thënë një zyrtar lokal për BBC. Mijëra qytetarë ishin mbledhur për të përkujtuar Hachalu Hundessa, i cili u qèllua për vdèkje të hënën në mbrëmje ndërsa po drejtonte makinën.
Pòlicia thotë se 35 persona, përfshirë politikanin e shquar Jaëar Mohammed, janë arrèstuar. Motivi për vrásjen e Hachalu mbetet i paqartë. Por pòlicia thotë se ka arrèstuar dy persona në lidhje me vrásjen. Hachalu, 34 vjeç, kohët e fundit tha se kishte marrë kèrcënime me vdèkje. Trùpi i tij do të várroset të enjten.
Këngët e tij u përqëndruan në të drejtat e grupit etnik të vendit, dhe u bënë himne në një valë pròtestash që çuan në rrèzimin e kryeministrit të mëparshëm në 2018.
Shumë njerëz u plágosën në pròtestat e së martës dhe pati “shkátërrim të konsiderueshëm të pronës”, tha Getachew Balcha, zëdhënësi i qeverisë rajonale Oromia.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post