Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar disa vendime të rëndësishme mes të cilave lëvizje në nivel zv/ ministrash.
Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj, është liruar ky pozicion.
Etjen Xhafaj nga zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Vendimi është marrë sot, ndërsa lëvizja është bërë me propozim të kryeministrit Rama.
Vendimi:
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Etjen Xhafaj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.