19:13 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

EURALIUS përkthen gabim Ligjin e Vettingut, zbardhen detajet

07:17 | 02/12/2016
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
EURALIUS përkthen gabim Ligjin e Vettingut, zbardhen detajet

Shqipëria bën figurë të keqe para gjithë Europës. Kjo sepse Euralius ka përkthyer gabim ligjin e Vettingut që iu dërgua Komisionit të Venecias nga Gjykata Kushtetuese.

Ky fakt është konfirmuar edhe nga kryetari i Gjykatës, Bashkim Dedja, i cili pranon eksiztencën e pasaktësive në variantin anglisht të ligjit.

Vetëm para dy ditësh Opozita vuri në dijeni Gjykatën Kushtetuese, e cila u detyrua ta përkthente Vettingun me ekspertë të tjerë dhe t’ia dërgonte sërish Venecias dy ditë më parë.

Sipas opozitës, varianti i parë në anglisht rrëzon gjithë thelbin e ligjit, pasi janë ndryshuar 14 nene të Vettingut dhe tre nene të kushtetueses.

Nuk dihet ende nëse gabimet në përkthim janë bërë me dashje, apo kjo është pasojë e paaftësisë së ekspertëve të Euralius, i cili është misioni që  asiston vendin tonë në Konsolidimin e Sistemit të Drejtësisë.

Por, sipas disa ekspertëve të njohur të jurisprudencës dyshohet se përkthimi i gabuar ka qenë i qëllimshëm. Kjo sepse vetë Euralius është hartues i ligjit të Vettingut dhe mbështetës i fortë i tij.

EURALIUS nuk ka ndryshuar vetëm përmbajtjen e ligjit të Vettingut në variantin në anglisht, por edhe atë të ndryshimeve kushtetuese të 21 korrikut. TV Klan ka siguruar ndryshimet e dy varianteve, që u konstatuan nga Partia Demokratike.

Me tjetërsimin e tekstit në anglisht, ky mision ka synuar që të marrë një përgjigje pozitive nga Komisioni i Venecias, duke e manipuluar këtë institucion me reputacion ndërkombëtar. Kjo tentativë është një akt i rëndë dhe i pa precedent në historinë e Shqipërisë.

Në këtë mënyrë, Euralius, që supozohej të ndihmonte në reformimin e Sistemit të Drejtësisë, e ka nxirë imazhin e Shqipërisë para Komisionit të Venecias e jo vetëm. Edhe para syve të gjithë Europës. Ja ndryshimet e plota:

Në nenin B të Kushtetutës, në variantin Shqip thuhet se; “Operacioni ndërkombëtar e monitorimit i jep rekomandime Kuvendit lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e anëtarit të Komisionit, gjyqtarit të Kolegjit të Apelimit dhe Komisionerit Publik”.

Në variantin Anglisht të EURALIUS i shtohet pjesa, “sipas atyre që parashikon ligji”. Por kjo shtesë, e shtuar në Kushtetutën në Anglisht, të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias, sipas opozitës, i jep kuptim tjetër nenit.

Në nenin C, në variantin Shqip thuhet se Komisioni dhe Kolegji i Apelimit publikojnë vendimet e tyre, si dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm të marrë nga publiku. Në versionin Anglisht thuhet se informacionet e nevojshme të marra nga publiku mund të merren në konsideratë.

Në ligjin e shumëdiskutuar të Vetting -ut, në nenin 8, në variantin Shqip thuhet se; Lista për votim përmban kandidatë të cilët plotësojnë kriteret formale, përveç atyre që nuk janë rekomanduar nga operacioni ndërkombëtar i monitorimi.Në variantin Anglisht të EURALIUS, thuhet “përveç atyre që janë rekomanduar”. Pra është hequr fjala “Nuk”, çka i jep tërësisht tjetër kuptim këtij neni.

Në nenin 33 në lidhje me hetimin e pasurisë thuhet se, ILDKPKI mund të kërkojë nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Parave ose Ministrisë së Drejtësisë, dokumente që përdoren jashtë shtetit nga subjektet e rivlerësimit dhe personat e lidhur me ta… Në variantin Anglisht, kjo fjali është hequr.

Në nenin 33 në Shqip thuhet se, kontrolli i figurës zhvillohet bazuar në prova të sakta. Në Anglisht thuhet sipas provave më të sakta, duke e relativizuar saktësinë e provës.

Në nenin 49, procesi penal shndërrohet në proces rivlerësimi, përsa i përket deklaratës së dhënë nga dëshmitari apo eksperti.

Në 14 nene të Ventting -ut dhe tre nene të Kushtetutës, sipas opozitës, ka ndryshime thelbësore që tjetërsojnë kuptimin dhe veprimin e ligjit. Për këtë arsye, opozita iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për ta ripërkthyer ligjin dhe për t’ia dërguar sërish Komisionit të Venecias.

Versionet e përkthimit:

perkthimi

Etiketa: euraliusEuropaVettingu
Pas

Ikin dritat në “Selman Stërmasi”, Tirana – Partizani luhet nesër

Para

Ilir Meta: Droga është problem shqetësues, fajin e kemi të gjithë. Rikthimi i ligjit të mbetjeve i nxituar

Para
Ilir Meta: Droga është problem shqetësues, fajin e kemi të gjithë. Rikthimi i ligjit të mbetjeve i nxituar

Ilir Meta: Droga është problem shqetësues, fajin e kemi të gjithë. Rikthimi i ligjit të mbetjeve i nxituar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

Fillon shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 52 në Gramsh

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.