Kombëtaret e moshave U-17 dhe U-19 janë njohur me rivalët në turin e patë të kualifikues të Kampionatit Europian 2018.
Skuadra U-17 e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç bën pjesë në grupin 2 kualifikues të Europianit “Angli 2018”.
Kuqezinjtë e vegjël do të përballen në këtë grup me Spanjën, Kroacinë dhe Lihtenshtejnin. Ndeshjet do të zhvillohen në Shqipëri gjatë datave 19 deri më 25 tetor 2017.
Ndërkohë Kombëtarja U-19 me trajnerin e sapoemëruar, Erjon Bogdani ndodhet në grupin 12 dhe kundërshtarët e saj do të jenë Ukrahina, Mali i Zi dhe Norvegjia.
Turneu do të zhvillohet në Shqipëri nga data 4 deri në 10 tetor të vitit të ardhshëm.
Prej disa vjetësh, Federata e Futbollit ka organizuar në Shqipëri, turne eliminatorë për kategoritë e moshave U-17 dhe U-19. Po kështu edhe për kombëtaret U-19 femra. Këto organizime janë vlerësuar nga institucioni i futbolli europian UEFA, duke krijuar besim tek Shqipëria. Krahas anës teknike, organizime të tilla shërbejnë edhe si një PR, për vendin tonë. Më parë, është vendosur që edhe Turneu Eliminator U-19 femra, do të zhvillohet në Shqipëri.