17:13 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Euro arrin ‘fundin’, kjo është shifra më e ulët që është këmbyer në tre muajt e fundit

13:36 | 20/08/2018
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Euro sërish në rënie, muaj gusht pritet që të rrisë prurjet e valutës

Kjo javë ka nisur me një forcim të monedhës vendase ndaj të gjitha valutave, por që gjithsesi mbetet e frenuar në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.38 lekë, me një rënie prej 0.11 lekë në krahasim me fundin e javës së kaluar.

Ky është niveli më  i ulët që nga fillimi i muajit qershor, kohë kur Banka e Banka e Shqipërisë filloi një ndërhyrje të jashtëzakonshme në treg me synim frenimin e rënies së euros. Kjo e fundit u nënçmua nga gati 134 lekë që ishte në ditët e para të janarit në 124.17 lekë në fillim qershori, niveli më i ulët në 10 vjet.

Ndërhyrjet e Bankës e rritën euron në ditët e para deri afër 130 lekëve, por me pas kursi u stabilizuar në nivelin e 126 lekëve.

Me fillimin e gushtit, kur tradicionalisht ka ofertë të shtuar nga emigrantët dhe turistët, euro ka shfaqur tendenca nënçmuese, që gjithsesi kanë arritur të mbahen nën kontroll nga Banka e Shqipërisë, e cila ka deklaruar se do të jetë vazhdimisht e pranishme në treg për të frenuar rënien e euros.

Në krahasim me fillimin e gushtit, euro ka rënë vetëm me 0.2 lekë, teksa luhatjet në ulje-ngritje kanë qenë të ulëta.

Mbajtja nën kontroll e euros, në një kohë që ajo ishte e dobët në tregjet ndërkombëtare për shkak të krizës turke, ka bërë që dollari të rritet, me synim ruajtjen e raporteve në tregjet ndërkombëtare, duke u ngjitur deri afër në 111 lekëve  një javë më parë, niveli më i lartë që nga janari. Por ditën e sotme edhe monedha e gjelbër ka shënuar rënie, duke u këmbyer me 109.88 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës, 0.32 lekë më pak se të premten.

Ekspertët e kursit të këmbimit, që kontaktohen vazhdimisht nga Monitor,  pohojnë se në këto kushte është e vështirë që të bëhen parashikime se si do të jetë ecuria e kursit të këmbimit në muajt në vijim. Nëse do të fillojë një fluks i ri ndërtimesh, kryesisht në kulla, ata presin që të hyjë sërish më shumë valutë në treg, duke ushtruar presion për nënçmimin e monedhës së përbashkët. Kanalizimi i parave informale në ndërtim ishte dhe një nga faktorët që ndikuan rënien e euros në pjesën e parë të vitit, sipas ekspertëve.

Monitor 

Pas

U largua nga Shqipëria, moderatori i Top Channel lidh kurorë me një mashkull

Para

Gjermania e etur për fuqi punëtore, gati ligji i ri për emigracionin. Ja kush do të përfitojë

Para
Gjermania e etur për fuqi punëtore, gati ligji i ri për emigracionin. Ja kush do të përfitojë

Gjermania e etur për fuqi punëtore, gati ligji i ri për emigracionin. Ja kush do të përfitojë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Miratohet projektligji për performancën energjetike të ndërtesave

Zegjineja nuk ja kursen Bardhit: Më kanë ardhur fjalë nga PD që baba bufi do të të kërkojë dorëheqjen

Humbi dy vajzat, bashkëshorten dhe kunatën nga raketat iraniane, avokati izraelit bën thirrje për paqe: Ne civilët po paguajmë çmimin më të rëndë

IDF paralajmëroi banorët në gjuhën perse/ Pse Izraeli kërkon të bombardojë Distriktin 3 të Teheranit ku jetojnë 1 mln banorë?

Gavrillo Millosavleviç lirohet nga akuza për krime lufte në burgun e Dubravës

U martua me 13-vjeçaren rome dhe u bë me fëmijë, gjykata liron nga burgu 21-vjeçarin

“Në kujtim të Gentianës”, komuniteti italian homazh për gruan shqiptare që u vra nga ish-bashkëshorti. Stoli ku ndodhi tragjedia lyhet me të kuq…

Erdogan- Putin bisedë telefonike: Vetëm diplomacia do ta zgjidhë çështjen Iran-Izrael

SHBA, arrestohet autori i vrasjes së senatores amerikane dhe bashkëshortit të saj

Izraeli vendos epërsi totale ajrore mbi Teheran

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.