11:13 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Euro kap minimumin e dekadës, ja me sa u këmbye sot. A po ndikon pastrimi i parave?!

14:20 | 17/12/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë po ndodh me kursin e këmbimit? Euro bie sërish, fuqizohet Dollari

Monedha e përbashkët europiane e ka nisur javën e nënçmuar përkundrejt monedhës vendase. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot me 123.19 lekë, rreth 0.22 pikë më pak se fundi i javës së shkuar.

Prej fillimit të dhjetorit euro është nënçmuar ndaj lekut me më shumë se një pikë, duke shënuar rekorde të ulëta të këmbimit të njëpasnjëshme, të cilat nuk i prekte që prej dhjetorit të vitit 2008.

Sipas ekspertëve, shkak kryesor i rënies së euros këtë fund viti janë volumet e ulëta tregtare. Gjithashtu edhe protestat ka pasur ndikim në qarkullimin e ulët, duke qenë se ka paralizuar konsumin sipas aktorëve kryesor të tregut.

Historikisht euro shfaqet e dobët përkundrejt lekut me afrimin e festave të fund vitit, mirë po sipas ekspertëve duke qenë se ky vit ka qenë i dobët për monedhën e përbashkët, nënçmimi këtë fund vit ka qenë më i theksuar.

Ndryshe nga tregu vendas ku euro po shfaqet e dobët, në tregjet ndërkombëtare monedha e përbashkët ka fituar pikë përkundrejt dollarit. Sipas kursit të publikuar nga Financial Times një euro po këmbehet me 1.13 dollarë, nga 1.12 që këmbehej një muaj më parë. Kjo është reflektuar edhe në zhvlerësimin e dollarit në tregun vendas, i cili sot ka humbur gjysmë pike përkundrejt lëkur. Një dollar u këmbyes sot sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë me 108.66 lekë.

A po ndikon pastrimi i parave?!

Që prej mesit të vitit 2016, euro ka hyrë në një trajektore të vazhdueshme rënëse, duke humbur 15 lekë, që nga maji i 2016-s, për të arritur aktualisht afër 12 lekëve. Deficiti i llogarisë korente (direfenca mes prave që hyjnë dhe dalin në vend) nuk ka shënuar ndonjë përmirësim të dukshëm gjatë periudhës, që do të justifikonte zyrtarisht këtë forcim të monedhës vendase. Psh, në tremujorin e tretë të këtij viti, deficiti i llogarisë korente ishte minusr 146 milionë euro, nga minus 143 milionë euro të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që euro me zor u stabilizuar afër 126 lekëve, pas shumë ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në qershor-gusht  dhe nisi rënien që  kur Banka e la sërish kursin e lirë. Edhe në tremujorin e parë deficti korente ishte në përkeqësim dhe vetëm në të dytin ai u përmirësuar.

Në një raport të fundit të MONEYVAL, mekanizimi i Këshillit të Europës kundër pastrimit të parave, vihej në dukje lidhja mes korrupsionit dhe organizatave kriminale për pastrimin e parave. Raporti konstatonte se “Sektori i lojërave të fatit (përmes kërcënimit të infiltrimit kriminal në pronësi dhe në aktivitet) dhe sektori i pasurive të paluajtshme shihen që kanë një rrezik të madh për pastrimin e parave”.

Raporti theksonte se ndërsa në banka kontrolli është më i lartë, Moneyval i konsideronte me rrezik të lartë sektorët e këmbimit të parave. / Monitor

Pas

FOTO+VIDEO/ Çfarë po ndodh sot te kryeministria, tymuese, bori dhe përplasje me policinë

Para

Përshkallëzohet protesta, studentët marshojnë për të bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit

Para
Përshkallëzohet protesta, studentët marshojnë për të bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit

Përshkallëzohet protesta, studentët marshojnë për të bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë godet Indonezinë, nuk ka rrezik për cunami sipas autoriteteve

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 55”,Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Trump kërcënoi BE-në me tarifë 30%, paralajmëron ministri i Jashtëm italian: Kemi përgatitur taksa me vlerë 21 miliardë euro për produktet amerikane

GJKKO nxjerr në arrest shtëpie ish-Shefi e Rrugores Tiranë, Roven Zeka

Sot pritet të mbyllet aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth! Kanë mbetur vetëm dy objekte

Lufta në Gaza vazhdon/ Ushtria izraelite: “Kemi shkatërruar 100 objektiva të Hamasit”

Lufta në Ukrainë, i dërguari special i Trump mbërrin në Kiev

Rrogozhinë/ Ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10 ha bimësi

Rama paralajmëron sistem të ri të furnizimit të naftës: Do sjellë kontroll të çmimit

Aksioni në Theth, Kryeministri Rama: Nuk do të ketë resorte turistike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.