Një shqiptar është vënë në prangat e policisë sot në Athinë në zonën Agiou Dimitriou.
Sipas mediave helene, 46 vjeçari posedonte sasi kokaine dhe një shumë të konsiderueshme parash. Policia greke i ka sekuestruar 2 pako me 670 gram kokainë, 1 pistoletë me 9 fishekë, 2 peshore elektronike, 2 automjete, 16.600 euro dhe 33.700 lekë shqiptare.
Mësohet se 10 vite më parë ky shtetas ishte arrestuar po prapë për shpërndarje kokaine dhe vjedhje.