Koncertet e këngëtarëve shqiptarë në diasporë apo brenda vendit jo rralëherë shoqërohen me polemika në lidhje me të ardhurat që grumbullohen nga këto koncerte. Lekë që fluturojnë në ajër apo Euro, valixhe me lekë që ndahen mes këngëtarëve pas koncerteve, fansa që bëjnë gjithçka për të dëgjuar pak muzikë nga shqiptarët.
Rasti më i fundit është ai i reperit kosovar Capital T, i cili ka ndarë me ndjkekësit në Instagram disa çaste nga koncerti i tij në Ferizaj. Capital T në një moment të koncertit ka shpënrndarë për fansat e pranishëm që ishin duke e dëgjuar dy tufa me kartëmonedha pesqineuroshe. Ai ishte duke performuar bashkëpunimin më të fundit me Elvana Gjatën ‘’Lejla’’ kur situate është elektrizuar.
Sipas disa mediave mendohet se shuma që ka shpërndarë për fansat reperi ka qenë rreth 5 mijë Euro, pasi jo të gjitha kartmonedhat që fluturuan në ajër kishin vlerë peqëqindëshe. (E.K/SHUPLAKA)