11:28 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Euro po futet “me thasë” në Shqipëri, ja faktorët që po shkatërrojnë kursin e këmbimit valutor

14:24 | 25/06/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
LAJM I FUNDIT/U kap në Durrës “Tojota Jaris”/ Dyfishohet shuma e eurove, ku ishin fshehur kartëmonedhat

Euro e ka nisur javën duke humbur pikë ndaj monedhës vendase, teksa të njëjtën tendencë kanë pasur të gjitha monedhat e tjera, me përjashtim të jenit, në një indikator se leku është i fortë në tregun e brendshëm.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.89 lekë, duke rënë 0.2 lekë në krahasim me ditën e premte.

Euro ka humbur pikë për dy ditë radhazi, pasi e kishte rimarrë veten disi gjatë pjesës së parë të javës së kaluar, duke zbritur sërish në nivelin më të ulët të një jave.

Në rënie më të lehtë ka qenë edhe dollari, që ka humbur 0.08 lekë, duke arritur në 108.0.3 lekë.

Ekspertët e tregut pohojnë se arsyeja kryesore e euros së dobët lidhet me ofertën e lartë për valutë në tregun e brendshëm, që ka qenë e dukshme në gjithë pjesën e parë të këtij viti.

Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në javët e para të qershorit, duke tërhequr valutë nga tregu frenuan disi rënien, por gjithsesi monedha e përbashkët vijon të mbetet e dobët.

Ekspertët e tregut pohojnë se dy arsyet kryesore që kanë rritur ofertën për valutë në treg lidhen me transaksionet e konvertimit të kapitalit të bankave, që vlerësohet të arrijnë në rreth 200 milionë euro si dhe me hyrjen e valutës nga burime informale. Kapja e një sasie të konsiderueshme valute ditën e djeshme në Portin e Durrësit, që arrin sipas burimeve zyrtare në rreth 3.5 milionë euro nxorri në pah një nga burimet ilegale të hyrjes së valutës në Shqipëri, duke rritur ofertën për euro.

Në kahun tjetër, burimet zyrtare të hyrjes së valutës (të ashtuquajtura fondamente), të paktën në tre mujorin e parë të vitit nuk justifikojnë më shumë hyrje të valutës, përkundrazi. Sipas Bilancit të pagesave të bankës së Shqipërisë, mjetet e rezervës valutore për shkak të veprimeve në bilancin e pagesave ka rënë më me 143 milionë euro milionë euro. Kjo do të thotë që nga veprimet e Shqipërisë me pjesën tjetër të botës, të pasqyruara në bilancin e pagesave nga vendi ka dalë valutë, çka teorikisht duhet të kishte çuar në një nënçmim të lekut, jo forcim të tij siç ndodhi në tre muajt e parë të vitit dhe ka vijuar edhe aktualisht.Psh, shpenzimet e turistëve në Shqipëri ishin 331 milionë euro në tremujorin e parë të vitit, me një rritje prej gati 10% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, në kahun tjetër, shpenzimet e shqiptarëve në udhëtimet jashtë vendit arritën në 254 milionë euro, me rritje prej 12.3% me bazë vjetore.

Për shkak të rritjes me ritme më të larta të shpenzimeve të shqiptarëve jashtë, bilanci neto, pra paratë që mbeten në vend nga aktiviteti turistik ishte 78 milionë euro, nga 76 milionë euro në tremujorin e parë 2017, pra me një përmirësim minimal prej vetëm 2 milionë eurosh, që nuk ka ndikim në kursin e këmbimit.

Gjithsesi, flukset e hyrjes së valutës nga turistët pritet të jenë më të larta, teksa tashmë sezoni ka hyrë në kulmin e vet dhe të huajt janë dyndur si asnjëherë tjetër në bregdetin shqiptar.

Ekspertët pohojnë se euro pritet të vijojë të jetë e dobët për shkak të ndërhyrjeve sezonale, por parashikimet mbeten të vështira, pasi Banka e Shqipërisë ka deklaruar se do të jetë aktive në treg për të tërhequr valutën e tepërt. /monitor/

Pas

Deklarata e Kotzias për çështjen çame, PDIU bën thirrje: Bojkotoni produktet greke!

Para

Jo vetëm euro, armë, radio policie/ Kush është biznesmeni Mollaymeri që porositi Tojotat (Çfarë ka të deklaruara)

Para
Jo vetëm euro, armë, radio policie/ Kush është biznesmeni Mollaymeri që porositi Tojotat (Çfarë ka të deklaruara)

Jo vetëm euro, armë, radio policie/ Kush është biznesmeni Mollaymeri që porositi Tojotat (Çfarë ka të deklaruara)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në Shqipëri: 13 vatra të izoluar, por rreziku mbetet i lartë në disa qarqe

Aksident në Tiranë, dy të mitur me skuter përplasen nga automjeti

250 milionë dollarë ndihmë nga Banka Botërore për rindërtimin e Libanit pas luftës

Mortaja godet edhe Kukësin, tregjet nisin të mos pranojnë bagëti të imta

Trump: Zelensky një djalë i mirë, Putin tregoi sjellje pozitive në samit

Trump shpreh krenarinë për armëpushimin në Lindjen e Mesme

Asambleja e SEPCA-s në Berat, Proda: Bashkëpunimi policor rajonal, thelbësor për sigurinë

Tiranë / Megaoperacioni “Blloku 33” vazhdon, kapet një tjetër i kërkuar për drogë

Covid-19 ndalon përparimin e vaksinimeve, miliona fëmijë rrezikohen globalisht

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e “arrestit në shtëpi”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.