08:56 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Euro sërish në rënie, i afrohet nivelit më të ulët të 10 viteve, ja me sa u këmbye sot

12:41 | 16/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë po ndodh me kursin e këmbimit? Euro bie sërish, fuqizohet Dollari

Monedha e përbashkët ka shënuar një tendencë të lehtë rënëse përgjatë ditëve të fundit, e cila ka qenë e qëndrueshme dhe graduale, duke e zbritur euron në 124.52 lekë gjatë ditës së sotme, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë.

Ky është niveli më i ulët që nga fillimi i muajit qershor, kur euro zbriti në 124.17 lekë, niveli më i ulët në 10 vjet, por më pas rënia u frenua, pas një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme të Bankës së Shqipërisë, që tërhoqi nga tregu më shumë se 100 milionë euro, duke e stabilizuar kursin në raportet e këmbimit 1 euro me rreth 126 lekë.

Por, që nga mesi i muajit shtator, euro iu rikthye tendencës rënëse që ndonëse e lehtë ka qenë e vazhdueshme.

Banka e Shqipërisë, nga ana e saj, ka sinjalizuar tregjet se ajo nuk ka më ndër plan të ndërhyjë, pasi Shqipëria ka një regjim të lirë të kursit të këmbimit dhe ajo ndërhyn në treg vetëm kur rrezikohet objektivi i saj kryesor, ai i ruajtjes së stabilitetit të çmimeve.

Sipas aktorëve kryesorë në tregun e këmbimit valutor niveli I këmbimit të euros me lekun tashmë është i stabiliizuar. Monedha e përbashkët europiane ka tendencën që të zhvlerësohet me afrimin e afateve të fundit të pagimit të detyrimeve tatimore, ku në datën 14 të çdo muaji bizneset paguajnë detyrimin e TVSH dhe në datë 20 kanë afatin e fundit të pagesës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Volumet e ulëta tregtare kanë detyruar bizneset që të këmbejnë valutën për të paguar detyrimet.

Oferta për valutë, pohojnë aktorët e tregut vijon që të mbetet e lartë, ndërkohë që qarkullimi i monedhës vendase mbetet i ulët. Në këto kushte pritet që presioni për nënçmimin  euros të vijojë të jetë i pranishëm.

Nga 1 janari deri në 16 nëntor, kursi mesatar i këmbimit të euros është 128.6 lekë, nga 134 lekë që ishte mesatarja e vitit të kaluar, me një nënçmim prej 5.5 lekësh, duke u luhatur në nivelin më të ulët nga vitit 2008, kur monedha e përbashkët u këmbye mesatarisht me 122.8 lekë./Monitor

Pas

Lëvizja e fundit e Ilir Metës, firmos dekretin për Sandër Lleshin

Para

Vrasja e Fatos Ferracakut, çfarë tha para policisë Mustafa Lici. U mbajt 8 orë në komisariat

Para
Atentati mafioz në Shkodër/ Kush është viktima Fatos Ferracaku, baba i 4 fëmijëve (FOTO)

Vrasja e Fatos Ferracakut, çfarë tha para policisë Mustafa Lici. U mbajt 8 orë në komisariat

Discussion about this post

 



Të Fundit

Basha voton me vajzën e tij të madhe: Sot keni një të drejtë të çmuar, besoni tek Shqipëria

Probleme me identifikimin biometrik të votuesve në Shijak, pajisja nuk ka arritur të njohë shenjat e gishtërinjve

“Kandidatët për deputetë kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit”, Celibashi thirrje: Kodi Zgjedhor e ndalon, respektoni ligjin!

Radhë në një QV në Tiranë, një qytetar kërkon ndihmë për të votuar pasi ka probleme me shikimin. Komisioni: Nuk është në kompetencën tonë!

Zgjedhjet/ Nga Rama te Berisha, Meta dhe të tjerët, ja kur do të votojnë liderët politikë sot

Dy të arrestuar në Rrëshen/ Një prej tyre bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti

Mirditë/Dy shtetas arrestohen për bllokim rruge dhe kërcënim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje, njëri në gjendje të dehur.Sekustrohen lista me të dhëna zgjedhësish

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e para lidere politike që voton: Sot është dita e Shqipërisë, të tregojmë që jemi evropianë

Vijon procesi i votimit në Gjirokastër! Të hapura janë 198 qendra votimit të regjistruar mbi 115 mijë votues

Shqipëria voton sot për parlamentin e ri/ Vjen reagimi i parë nga Rama

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.