17:04 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Euro vendos rekord të ri, zbret poshtë 126 lekëve. Ja si pritet ecuria

15:05 | 31/05/2018
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Euro vendos rekord të ri, zbret poshtë 126 lekëve. Ja si pritet ecuria

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie gjatë ditës së sotme, duke arritur një rekord të ri të 10 viteve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 125.92 lekë, duke rënë ndjeshëm me 0.36 në krahasim me ditën e mëparshme.

Ky është niveli më i ulët që nga janari i vitit 2009, kur euro e hapi vitin në kuotat e 123-124 lekëve, por më pas u rrit për të arritur në nivelin rekord në mes të vitit 2011, kur arriti në 142.6 lekë. Më pas, euro ishte në nivele të qëndrueshme për 6 vjet, duke u këmbyer midis 139-140 lekë. Rënia nisi në gjysmën e dytë të vitit 2016 dhe ka vijuar në mënyrë të qëndrueshme, duke u përshpejtuar në muajt e parë të këtij viti.

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2018, euro ka rënë me 7.51 lekë, ose 5.6%. Nga 102 ditë tregtimi zyrtar në pesë muajt e parë të këtij viti, euro ka rënë në 72 prej tyre.

Ekspertët pohojnë se arsyeja kryesore mbetet oferta e lartë për valutë që vjen nga kanalet formale (remitancat, investimet, eksportet e mallrave dhe shërbimeve, turistët) ato informale (paratë ilegale që futen kryesisht në punë përmes ndërtimit) si dhe ndikim të dukshëm në luhatjet e forta kanë pasur transaksionet për konvertimin e kapitalit të bankave.

Në bursat ndërkombëtare euro e ka marrë pak vetën ditën e sotme, duke u ngjitur në 1.17 dollarë dhe duke u larguar nga niveli më i ulët në gati tre vjet, pasi tensionet për krizën e qeverisë në Itali sikur u zbutën disi. Pozitivisht ndikuan dhe të dhënat pozitive në Gjermani.

Fakti që euro në tregun vendas nuk e reflektoi këtë tendencë, tregon se monedha e përbashkët është e dobët në Shqipëri si rrjedhojë e faktorëve të brendshëm. Teksa euro nuk ra, kursi u korrektua përmes nënçmimit të fortë të dollarit, i cili humbi 1.18 lekë në ditën e sotme, duke u këmbyer me 107.6 lekë.

Ekspertët pohojnë se euro pritet të jetë e dobët për shkak të fillimit të efekteve sezonale, ku rolin kryesor po e luajnë të ardhurat nga turizmi. Për herë të parë këtë vit, sezoni ka nisur më herët, që në maj dhe nga qershori hotelet kanë raportuar se janë pothuajse 100% të rezervuara me turistë nga gjithë Europa, ku këtë vit risi janë nordikët. /Monitor/

 

 

Etiketa: eurokursi i kembimit valutor
Pas

”Faleminderit për dy vjet e gjysmë”, Ramos mesazh prekës për largimin e Zidane

Para

Kryeredaktorja e “Opinion” i hedh ‘benzinë’ zjarrit për largimin e Fevziut: S’ka rëndësi logoja, për pak…

Para
Kryeredaktorja e “Opinion” i hedh ‘benzinë’ zjarrit për largimin e Fevziut: S’ka rëndësi logoja, për pak…

Kryeredaktorja e “Opinion” i hedh ‘benzinë’ zjarrit për largimin e Fevziut: S’ka rëndësi logoja, për pak…

Discussion about this post

 



Të Fundit

70-vjeçari dyshohet se vdiq nga arresti kardiak në “Gropën e ujërave termale” në Peshkopi

Irani kërcënon me sulme të reja ndaj Izraelit: “Nuk kemi kufij në objektiva”

QKB u kujton bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare deri më 31 korrik

Belsh/Masat e marra për aktivitetin çiklistik “Kampionati Kombëtar i Rrugës 2025”

Rezultati i 11 majit në rishikim, PS dhe PD në rënie pas rinumërimit të 160 kutive

Mosmarrëveshja kufitare Kamboxhia–Tajlandë, një telefonatë që trondit qeverinë tajlandeze

Si do të ndryshojë Irani nëse vritet lideri suprem Khamenei?

Mesazh për Trump në Tel Aviv: “Zoti President, përfundoje punën”, posteri gjigant ndez debat

Departamenti Amerikan i Shtetit rifillon intervistat për vizat studentore, vendos verifikim të detajuar të rrjeteve sociale

Transportonin kokainë me furgon në Itali/Shqiptari merr 6 vite burg, droga kapte mbi 1 mln €

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.