23:04 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Euro zbret në nivelin më të ulët të vitit, çfarë pritet të ndodhë me kursin e këmbimit!

14:15 | 25/04/2019
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë po ndodh me kursin e këmbimit? Euro bie sërish, fuqizohet Dollari

Pas një stabilizimi ditën e djeshme, monedha e përbashkët i është rikthyer sërish rënies sot. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 123.39 lekë, duke rënë me 0.27 lekë dhe duke arritur në nivelin më të ulët të këtij viti.

Ekspertët e kursit të këmbimit thanë për Monitor se janë disa faktorë që po ndikojnë në zhvlerësimin e euros këto ditë. Së pari tregu po ndikohet prej efektit psikologjik te individët. Së dyti pezullimi i transfertave nga banka ka krijuar amulli, duke rritur ofertën e valutës në vend. Kompania ajrore Austrian Airlines e ndërpreu shërbimin e transportimit të parave të bankave nga Shqipëria drejt Austrisë në datën 10 prill, një ditë pas vjedhjes në barkun e avionit të një shume prej rreth 6.5 milionë eurosh, pasi grabitësit arritën të çanin me lehtësi perimetrin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar në vend. Që nga 9 prilli, kur ndodhi vjedhja, euro ka humbur 1.5 lekë (shih grafikun).

Por, ekspertët nuk mohojnë as efektet sezonale. Gjatë pashkëve monedha euro ka tendencën të nënçmohet përkundrejt lekut.

Pritshmëritë e individëve, që edhe e marta e javës që do të vijë do të jetë pushim, ka ndikuar te kursi i këmbimit.

Dollari amerikan është forcuar gjatë ditës së sotme. Një dollar u këmbyer me 110.7, rreth 0.43 pikë më shumë se një ditë më parë. Sipas ekspertëve kjo ka reflektuar forcimin e tij në tregjet ndërkombëtare.

Ndërsa burime nga bankat thanë se problem vijon të mbetet transaporti i parave jashtë. Ndonëse ditën e djeshme u krye një transport test nga Austrian Airlines, problem mbetet sigurimi i transportit. Raiffeisen International që është korrepondentja me të cilën punojnë bankat në Shqipëri, mësohet se u ka çuar bankave së fundmi një amendim kontrate, ku i njofton se do të rishikojë kushtet e sigurimit të transportit të parave në udhëtim dhe se ajo nuk merr më përsipër sigurimin në aeroport dhe fluturim, por vetëm në Vjenë. Mësohet se kompantë e sigurimit në vend nuk marrin përsipër sigurimin pa u garantuar siguria.

Kjo situatë ka krijuar një amulli në treg, që mund të rrezikojë deri në pezullim kambizmi me kambistët, çka prek kursin direkt.

Silvio Pedrazzi, Kryetari i Shoqatës së Bankave dhe Drejtor i Përgjithshëm i Bankës “Intesa Sanpaolo Bank Albania” shpjegoi dje në një takim me mediat se kostot operacionale dhe primet e rrezikut për biznesin bankar do të rriten pas ngjarjes së datës 9 prill në Aeroportin e Rinasit, ku u grabitën rreth 6 milionë euro cash që po transportoheshin nga bankat jashtë vendit.

Ekonomia shqiptare vuan nga euroizimi i lartë edhe për shkak të prirjes që shqiptarët kanë për përdorimin e valutës së huaj.

Ai tha se, aktualisht të gjitha palët që janë përfshirë në procesin e transferimit të cash-it jashtë vendit janë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje solide. Procesi ka shumë palë, ku përfshihen kompanitë ajrore, ato të sigurisë, bankat korresponduese dhe kompanitë e sigurimit. Të gjitha palët po punojnë për të gjetur një zgjidhje që të eliminojë rrezikun operacional të transportit të cash – tha  Pedrazzi. Monitor

Etiketa: euroniveli me i ulet i vititrenia e euros
Pas

Alarm në Elbasan, preken nga turbekulozi 4 punonjës të FDKSH-së

Para

Lleshaj zbulon hetimet për Rinasin dhe thumbon Berishën: Banda e lidhur me terrorizmin. Haxhi Mileti po na sulmon

Para
Është ministër i brendshëm, Sandër Lleshaj: U grabitën 5 pikë disa milionë (Mos e humbisni videon)

Lleshaj zbulon hetimet për Rinasin dhe thumbon Berishën: Banda e lidhur me terrorizmin. Haxhi Mileti po na sulmon

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.